Sot në Elbasan, qytetin e dijes dhe dashurisë për arsimin. Maturantët që presin të nisin rrugëtimin e jetës, erdhën në stendën tonë me kuriozitet dhe gjetën informacion të bollshëm për çfarë ne jemi dhe atë që bëjmë.
Takuam dhjetra të rinj, u treguam për bursat mbështetëse, degët që sigurojnë rritje profesionale, cilësinë absolute të programeve tona mësimore dhe u folëm për stafin e përkushtuar të Universitetit tonë.
Mezi presim t’ju kemi mes nesh nw Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieri, Fizioterapi, Farmaci, Ekonomi Ndërmarrjeje dhe Arkitekturë.
Suksesi juaj nis në Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”!