×

Vizitë në Universitetin e Urbinos në kuadër të programit Erasmus+ (mobiliteti i stafit për mësim)

Në kuadër të programit Erasmus+ (mobilitet për mësimdhënie) gjatë javës 7-11 tetor, Prof. Asoc. Malvina Hoxha dhe PhD. Arvjola Hodaj, nga Departamenti për Vlerësimin Kimiko–Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave vizituan Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Urbinos “Carlo Bo”.

Prof. Piero Sestili dhe Prof. Andrea Guidarelli mirëpritën Prof. Assoc. Malvina Hoxha në katedrën e Farmakologjisë.   Prof. Hoxha zhvilloi leksione farmakologjie për studentët e vitit të tretë të Farmacisë dhe studentët e Kimisë dhe Teknologjisë Farmaceutike (CTF), ku diskutoi mbi terapinë farmakologjike të paralizës cerebrale infantile dhe sklerozës multiple, si dhe mbajti leksion për kolegët e Farmakologjisë të Universitit të Urbinos në lidhje me rolin e eikozanoideve në infeksionet virale.

PhD. Arvjola Hodaj zhvilloi leksione dhe praktika laboratorike në laboratorin e "Quantitative drugs analyses and laboratory", Fakulteti i Farmacisë.  Falë ndihmës të Prof. Andrea Duranti dhe  Prof. Asoc. Simone Lucarini, u bë e mundur vizita në ambjentet e laboratoreve të kërkimit shkencor, si dhe vendosja e kontakteve të reja për bashkëpunime të mëtejshme.

Na ndiqni