×

Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kampusin Universitar dhe Spitalin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"

Kampusi Universitar dhe Spitali Katolik i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë u vizitua sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Zoti Bajram Begaj.


Kampusi Universitar dhe Spitali Katolik i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë u vizitua sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Zoti Bajram Begaj.

Presidenti Begaj u prit nga Presidenti i fondacionit fr.Ruggero Valentini, Rektori i universitetit prof. Leonardo Palombi, Prof. Tritan Shehu dhe drejtues të kompleksit spitalor, drejtori i përgjithshëm Fr. Natalino Poggi,, drejtori shëndetësor prof. Fabian Cenko e të tjerë. Ishin të pranishëm Nunci apostolik Mons. Luigi Bonazzi dhe sekretari i parë i Ambasadës Italiane në Tiranë z. Sergio Alias.

Presidenti i Republikës bisedoi me stafin mjekësor, pacientë dhe familjarë e më pas mori mesazhin e mikpritjes në Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Duke vlerësuar punën e jashtëzakonshme që është bërë në mbi 30 vite nga Fondacioni ZKM për mbështetjen e edukimit dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, zoti Begaj tha ndër të tjera se “keni realizuar nga një poliambulancë në rrugën e Kavajës, në kompleks universitar dhe një spital të kompletuar e modern”.

Vizita zgjati dy orë dhe Presidenti shprehu dukshëm kënaqësinë e tij për punën, e cila përbën një mjet të çmuar zhvillimi për Shqipërinë dhe gjithë rajonin e Ballkanit.


Na ndiqni