Studentët e vitit të parë të programit të studimit Arkitekturë në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, të shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara Prof. Fabio Capanni, vizituan sitin e projektit turistik Vlora Marina në qytetin bregdetar të Vlorës, si pjesë e iniciativës së programit B4Students. Vizita ishte një kombinim i vëzhgimit në kantier të teknikave të ndërtimit për pjesën kompozitive e funksionale dhe ndërveprimit me profesionistë të industrisë.
Falenderojmë organizatorët për mundësinë e dhënë!