×

Vizitë në Shtëpinë e Zotërinjve

25 tetori i 2019-ës na gjeti në shërbim të pacientëve në "Shtëpinë e Zotërinjve” në Tiranë, së bashku me Prof. Florian Spada dhe tre kolegë të tjerë. Pacientët i përkasin moshës së tretë.


Nga Martina PAESE
Programi i Studimit në Fizioterapi

25 tetori i 2019-ës na gjeti në shërbim të pacientëve në "Shtëpinë e Zotërinjve” në Tiranë, së bashku me Prof. Florian Spada dhe tre kolegë të tjerë. Pacientët i përkasin moshës së tretë. Disa vuajnë nga sëmundje të tilla si Alzheimer dhe Parkinson, ndërsa të moshuarit me shëndet të mirë, ndodhen në këtë strukturë sepse familjet nuk mund të kujdesen për ta. Gjatë udhëtimit me makinë, një mijë dyshime, mendime dhe paqartësi na kalonin ndër mend. Si do të ishte qasja me pacientët pasi të kishim arritur atje? Ne menduam gjatë se çfarë mund të bënim më shumë, që pacientët të ndiheshin të qetë në praninë tonë dhe cila do të ishte "strategjia" më e përshtatshme që duhet të ndiqnim për ta bërë ditën produktive. Ishte hera e parë që duhet të krijonim lidhje me pacientë të kësaj grupmoshe, një realitet i panjohur për ne. Mendoj se patëm “frikë” mos nuk do të ishim në lartësinë e duhur dhe mbi të gjitha mos nuk do të arrinim qëllimin që i kishim vendosur vetes: t’u dhuronim buzëqeshjen që ndoshta i mungonte prej kohësh. Me të arritur, drejtuesja e qendrës na shoqëroi për të vizituar ambjentet dhe repartet në dispozicion. Ajo na tregoi mbi veprimtaritë e përditshme, pra një ditë tipike që pacientët kalojnë aty. Me ndihmën e pedagogut, nisëm të zhvillojmë aktivitete në natyrë, në formën e lojërave, si: tejkalimi i pengesave, garën e quajtur “slalom” dhe ushtrime me shirita llastiku, me qëllim inkurajimin e pacientëve për të lëvizur dhe për t’u argëtuar njëkohësisht. Pacientët, fillimisht u treguan të përmbajtur. Por, dalëngadalë besuan tek puna jonë duke mjaft aktivë. Kujtoj fytyrat e tyre, fillimisht pak dyshues, dukej sikur na analizonin, nuk ishin të bindur nëse mund ta linin veten në duart tona, në të njëjtën kohë dallohej dëshira për t'u përfshirë dhe lidhur me ne të rinjtë. Në veçanti kujtoj një të moshuar të quajtur Nina, e cila menjëherë më buzëqeshi dhe u tregua e dashur ndaj meje. Ajo e la veten në dorën time dhe pasi e ndihmova të kryente aktivitete të ndryshme, më buzëqeshi me sytë plot mirënjohje dhe jam e lumtur që bëra diçka të re për Ninën. Ky është saktësisht, një nga momentet që nuk do ta harroj kurrë. Mendoj se nga gjëra të vogla, ne kuptojmë se sa shumë mund të bëjmë, sa e rëndësishme dhe e bukur është të përmirësojmë ditën e një njeriu. Për ne, dita u përmbyll me njohuri të fituara, që do të na shërbejnë për të ardhmen tonë. Mësuam shumë si në planin profesional, por mbi të gjitha në planin njerëzor. Kuptuam sa shumë emocione dhuron një buzëqeshje.


Na ndiqni