×

Workshop Ndërkombëtar mbi migracionin në Ballkanin Perëndimor

U zhvillua në Universitetin Katolik ZKM, Workshop-i Ndërkombëtar “Migrimi, Diaspora dhe Zhvillimi në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor”. Në aktivitetin e organizuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Sociale morën pjesë studiues ndërkombëtarë të çështjeve të migracionit dhe u prezantuan punë kërkimore.

U diskutua mbi dinamikat më të fundit të migracionit në Ballkanin Perëndimor, pasojat e fenomenit të emigrimit të rinisë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe mbi angazhimin e profesionistëve shqiptarë të diasporës në vendet e origjinës.

Aktiviteti u mbështet nga Fondi i Ballkanit Perëndimor.

Follow us