×

Administratorja: Universiteti Katolik ‘Zoja e Këshillit të Mirë’ garanci për një të ardhme të suksesshme

Jam shume e lumtur qe jam pjese e stafit te mrekullueshem te Universitetit Katolik ‘Zoja e Keshillit te Mire’ ne rolin e Administratores se Universitetit, rol qe me ngarkon me pergjegjesi te coj me tej punen e shkelqyer qe ky staf ka bere nder vite.


Znj. Evis Karandrea

Jam shume e lumtur qe jam pjese e stafit te mrekullueshem te Universitetit Katolik ‘Zoja e Keshillit te Mire’ ne rolin e Administratores se Universitetit, rol qe me ngarkon me pergjegjesi te coj me tej punen e shkelqyer qe ky staf ka bere nder vite.

Ne fillim te vitit te ri akademik 2019-2020 do te doja t’iu uroja te gjithe studenteve qe kane zgjedhur per here te pare Universitetin Katolik ‘Zoja e Keshillit te Mire’ dhe studenteve qe vazhdojne studimet e tyre prane Universitetit tone nje vit te mbare e frytshem ne realizimin e objektivave te tyre studimore. Jam e sigurt se ata kane bere zgjedhjen e duhur per te ardhmen e tyre duke i hapur vetes mundesine e nje karriere te suksesshme, si ne Shqiperi ashtu edhe ne vendet e Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara te Amerikes e me gjere.  Ne baze te eksperiences personale konfirmoj me bindje se diplomat e perbashketa apo te dyfishta te ketij Universiteti ne bashkepunim me Universitetet partnere italiane do t’u hapin studenteve tane dyert e jetes.

Universiteti Katolik ‘Zoja e Keshillit te Mire’ eshte nje realitet Europian brenda Shqiperise dhe nje hap drejt integrimit Europian, per te cilin Shqiperia aspiron kaq shume.  Ne kete Universitet studiojne mbi 2000 studente, nga te cilet rreth 600 jane studente italiane. Trupa akademike perbehet nga rreth 700 profesore  me eksperience te rendesishme ne fushat perkatese. Cilesia e mesimdhenies eshte nje nga shtyllat e Universitetit tone qe u siguron studenteve nje pergatitje te shkelqyer profesionale  dhe edukim mbi vlerat njerezore. Ky formim ben qe mjeket, mjeket odontoiater, infermieret, fizioterapistet, ekonomistet dhe arkitektet qe pergatiten ne kete Universitet te jene te gatshem per tregun global te punes dhe te realizojne endrrat e tyre per t’u punesuar ne sektorin publik, apo privat, te ndermarrin karrieren akademike ose ate te vetepunesimit. Dhe ne fakt shifrat konfimojne se 98% e te diplomuarve ne UKZKM aktualisht jane te punesuar, 55% e tyre ne Shqiperi dhe 45% jashte vendit.  Per te shoqeruar kalimin e studenteve ne tregun e punes, Universiteti ka lidhur marreveshje te shumta bashkepunimi me punedhenes te fushave te ndryshme. Studentet tane duke filluar nga vitet e fundit te shkollimit kane mundesi te punesohen ne struktura spitalore prestigjioze, korporata te rendesishme  kombetare dhe nderkombetare, duke perfshire ketu banka, shoqeri auditimi dhe telekomunikacioni, po ashtu edhe ne studio projektimi e kompani ndertimi.

Eksperienca qe studentet  perjetojne gjate viteve te studimit ne Universitetin Katolik ‘Zoja e Keshillit te Mire’ eshte unike. Kjo per shkak te ambientit multikultural, shkembimit te ideve, eksperiencave dhe miqesive qe krijohen, si dhe mundesive qe ofron kampusi ofron. Eshte kenaqesi te shohesh studentet qe perjetojne rregetimin universitar duke shfrytezuar laboratoret, klinikat, biblioteken, si dhe dhe ambjentet e gjelbra, sportive dhe argetuese te UKZKM.  Hapesira te tilla mund te krahasohen me ato te Universiteteteve prestigjioze jashte Shqiperise.

Universiteti Katolik Zoja e Keshillit te Mire eshte sinonim i cilesise dhe ekselences ne sektorin e arsimit te larte ne Shqiperi.  Ky sukses eshte arritur fale kontributit te Rektorit, Prof. Bruno Giardina, dekaneve dhe trupes akademike, si dhe punes se palodhur e profesionale te administrates se Universitetit. Gjithashtu, kjo eshte bere e mundur fale vizionit dhe perkushtimit te themeluesit te Universitetit, Fondacionit Zoja e Keshillit te Mire.  Nen frymen e Fondacionit ‘Perkushtuar Edukimit, Perkushtuar Shendetit’  dhe pergjate drejtimit te Presidentit, Ate Daniele Bertoldi u be i mundur zhvillimi i metejshem i Universitetit, tashme edhe ndertimi i Spitalit me te njejten emer.  Gjithe institucioni punon cdo dite per te krijuar kushtet qe studentet te jetojne frytshem dhe bukur eksperiencen universitare, si dhe per te garantuar formimin europian e te sukseshem te brezave te se ardhmes.

Prezantimi i Administratores se Universitetit Katolik ‘Zoja e Keshillit te Mire’

 Znj. Evis Karandrea u ngarkua nga Keshilli i Administrimit me detyren e Administratores se Universitetit Katolik ‘Zoja e Keshillit te Mire’ pas nje karriere te gjate e te sukseshme studimore e pune ne funksione te rendesishme drejtuese ne Shqiperi e ne vende te Bashkimit Europian, perfshi Itali, Mbreteria e Bashkuar dhe Belgjike. Nje drejtuese me rreth 20 vite eksperience ne drejtim e menaxhim ne fushen ligjore, ate te politikave publike, te marredhenieve ne nivele te larta me institucionet e qeverise qendrore dhe vendore dhe institucionet nderkombetare, te strategjise se korporatave, te planifikimit strategjik dhe ekzekutimit ne marketing dhe operacione.

Znj. Karandrea ka kryer studimet e larta per Drejtesi ne Universitetin e Tiranes dhe Universitetin e Trentos ne Itali. Me pas ka kryer Master ne Drejtesi ne Universitetin e Cambridge, Mbreteria e Bashkuar me fokus ne te drejten Europiane dhe Tregtare dhe Master ne Administrim Biznesi ne Universitetin e Warwick, Mbreteria e Bashkuar.  Eksperiencat e punes kane filluar si Lektore e se Drejtes Europiane ne Fakultetin Juridik te Universitetit te Tiranes. Eksperienca e saj vijon ne Sherbimin Juridik te Komisionit Europian, Bruksel, ne Organizaten per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), Tirane ku ka qene e angazhuar ne projekte te rendesishme si koordinimi i asistences se huaj per hartimin e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe ligjeve te tjera te rendesishme. Me pas, Znj. Karandrea ka vazhduar nje karriere te sukseshme ne sektorin privat ne zyra avokatore ne Shqiperi dhe Europe.  Me pas ka mbajtur funksione te larta drejtuese menaxheriale ne Vodafone Albania dhe Vodafone Itali, kompani nderkombetare ku ka mbuluar nder vite funksionet e Drejtores se Departamenteve Juridik, Rregullator e te Strategjise, dhe Departamenteve te Marketingut dhe Opracioneve Komerciale, si dhe ka qene pjese e Bordit te Drejtoreve te Fondacionit Vodafone Albania. Gjithashtu, ka kryer rolin e  Drejtores se Pergjithshme ne Assist Digital. 

Na ndiqni