×

Asete institucionale, qeverisja dhe organizimi i shërbimeve shëndetësore publike dhe spitalore. Përvoja italiane dhe shqiptare ballë për ballë.

Qëllimi i projektit është përhapja e njohurive në lidhje me modelet ndërkombëtare administrative dhe menaxheriale dhe nëpërmjet krahasimit, identifikimi i nevojave të elementeve të menaxhimit, modeleve organizative dhe nevojat e arsimit dhe aftësimit në realitetin shëndetësor shqiptar. Projekti është realizuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me studiues dhe ekspertë nga Universiteti i Firences në Itali. Për më tepër, kjo nismë është marrë në mbështetje të reformës së kujdesit shëndetësor në Shqipëri, duke u bazuar në aftësitë dypalëshe në kërkimi, edukimi dhe traini, të partnerëve përkatës.


Titulli i projektit:Asete institucionale, qeverisja dhe organizimi i shërbimeve shëndetësore publike dhe spitalore. Përvoja italiane dhe shqiptare ballë për ballë.

Programi: Programi III Ekzekutiv për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë për vitet 2008-2010. Projekt i rëndësisë së madhe në Shëndet e organizim spitalor.

Kohëzgjatja: 36 muaj
Fillimi i projektit:2008
Mbarimi i projektit:2011

Përmbledhje:


Qëllimi i projektit është përhapja e njohurive në lidhje me modelet ndërkombëtare administrative dhe menaxheriale dhe nëpërmjet krahasimit, identifikimi i nevojave të elementeve të menaxhimit, modeleve organizative dhe nevojat e arsimit dhe aftësimit në realitetin shëndetësor shqiptar. Projekti është realizuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me studiues dhe ekspertë nga Universiteti i Firences në Itali. Për më tepër, kjo nismë është marrë në mbështetje të reformës së kujdesit shëndetësor në Shqipëri, duke u bazuar në aftësitë dypalëshe në kërkimi, edukimi dhe traini, të partnerëve përkatës.

Bashkëpunimi i lartpërmendur në fushën e kërkimit dhe edukimittë vazhdueshëm në kujdesin shëndetësor, që gjithashtu ka përfshirë edhe Ministrinë Shqiptare të Shëndetësisë, solli në organizimin dhe zhvillimin në tre vite, të shtatë kurse trajnimi dhe një konferencë mbi menaxhimin e sistemeve shëndetësore ku përfituesit ishin rreth 870 drejtues dhe specialistë të vendit tonë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilat operojnë në fushën e menaxhimit shëndetësor të strukturave shëndetësore primare, sekondare dhe terciare në këto vende.


Koordinatori shkencor italian: Universiteti i Studimeve të Firences
Koordinatori shkencor shqiptar:Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Referent shkencor:Prof. Niccolò Persiani [email protected]

Na ndiqni