×

Avancimi i të diplomuarve dhe Zhvillimi i Kapaciteteve të Universiteteve në Shqipëri

Projekti karakterizohet nga një qasje "bottom-up" duke filluar nga universitetet dhe nga të diplomuarit, për të modernizuar dhe zhvilluar sektorin e arsimit të lartë brenda shoqërisë, duke zgjeruar marrëdhëniet midis universiteteve dhe botës së biznesit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së sistemit të arsimit të lartë dhe rritjen e punësimit të të diplomuarve.


                                    

Titulli i projektit: Avancimi i të diplomuarve dhe Zhvillimi i Kapaciteteve të Universiteteve në Shqipëri

Akronimi: GRADUA

Programi: Erasmus Plus (KA2 – Forcimi i kapaciteteve në fushën e Arsimit të Lartë)

Kohëzgjatja: 36 muaj

Fillimi i projektit: 2017

Mbarimi i projektit: 2020

Përmbledhje:

Projekti karakterizohet nga një qasje "bottom-up" duke filluar nga universitetet dhe nga të diplomuarit, për të modernizuar dhe zhvilluar sektorin e arsimit të lartë brenda shoqërisë, duke zgjeruar marrëdhëniet midis universiteteve dhe botës së biznesit, me qëllim përmirësimin e  cilësisë së sistemit të arsimit të lartë dhe rritjen e punësimit të të diplomuarve.

Projekti do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të integruar ofertë-kërkesë, bazuar në një platformë të të diplomuarve përmes: mbledhjes dhe analizës së të dhënave mbi performancën e të diplomuarve dhe universiteteve dhe lëshimit të dokumentacionit të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të përditësuar për të vlerësuar sistemin e arsimit të lartë në mbështetje të reformës në vazhdim, lehtësimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (shërbimet IT online në dispozicion të të diplomuarve, stafit universitar dhe kompanive), thjeshtësimit të pozicionimit të të diplomuarve në tregun e punës.

Koordinator: Universiteti Bujqësor i Tiranës

Partnerë: Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Arteve, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Polis, Albanian University, Consorzio Interuniversitario Alma Laurea ,Alma Mater Studiorum Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Sienës, Universiteti i Barcelonës, Instituti Universitar i Lisbonës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Partner i asociuar: Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (UNDP) Shqipëri

Person kontakti: Laura Yzeiraj [email protected]

 

Ndiqni GRADUA në:

Website: http://graduaproject.com/

Platforma GRADUA për regjistrimin e të diplomuarve dhe kompanive, është e aksesueshme në https://gradua.rash.al/?lang=sq

Facebook: Gradua Project

Instagram: graduaproject

Na ndiqni