×

Baritore Universitare UKZKM

Baritorja Universitare është një prani katolike në gjirin e Universitetit, e cila ka për qëllim t’u ofrojë studentëve, personelit akademik, administrativ dhe teknik, pa asnjë dallim, një mbështetje miqësore, nje hapësirë ​​dëgjimore, një propozim për rritje të vlerave njerëzore, shpirtërore dhe kulturore.


Baritorja Universitare është një prani katolike në gjirin e Universitetit, e cila ka për qëllim t’u ofrojë studentëve, personelit akademik, administrativ dhe teknik, pa asnjë dallim, një mbështetje miqësore, nje hapësirë ​​dëgjimore, një propozim për rritje të vlerave njerëzore, shpirtërore dhe kulturore. Baritorja Universitare, e frymëzuar nga parimet themelore të besimit të krishterë, është një familje që reflekton lidhur me çështjet thelbësore të jetës dhe shoqërisë, që ofron mundësinë e shkëmbimit dhe bashkëndarjes. Nëpërmjet veprimtarive të propozuara, Baritorja Universitare ka si qëllim të krijojë një klimë dinamike dhe të gëzueshme që vendos në të njëjtin rrrafsh jetën, besimin, arsyetimin dhe shkencën, si kërkim të shprehjes së plotë të vlerave tona njerëzore. Madje, Baritorja Universitare u ofron anëtarëve të komunitetit universitar mundësinë për të koordinuar studimin akademik si dhe veprimtaritë akademike të ndërthurura, me parimet fetare dhe morale, duke mundësuar kështu një jetë me besimin në Krishtin në një rrugëtim shenjtërimi.

Objektiva të përgjithshëm

Baritorja Universitare e konsideron Universitetin një nga hapësirat e privilegjuara të dialogut fetaro - kulturor dhe angazhohet për promovimin e Universitetit si një vend për të zhvilluar qasjen dhe prirjen ndaj kërkimit shkencor dhe studimit si një dimension të përhershëm të jetës, qasjen mendjehapur ndaj Tjetrit, në mënyrë që çdo rrugëtim racional në përfundimim të shpaloset, si një kërkesë apo si një nevojë.

Veprimtaritë baritore shërbejnë për të ndihmuar studentët dhe të gjithë punonjësit e Universitetit Katolik ZKM për të vlerësuar vitet e studimit në Universitet si mundësi për të plotësuar rritjen e integritetit të individit dhe pjekurinë e tij si një sinteze personale midis kulturës dhe besimit, për t’u edukuar për një pjesëmarrje serioze në jetën universitare, si periudhë përgatitore për integrimin në jetën civile dhe shoqërore të mjedisit përkatës.

Për të realizuar këto projekte, Universiteti Katolik ZKM zhvillon:

  1. Veprimtari Kulturore;
  2. Mbështetje psikologjike;
  3. Animacion për thirrjet;
  4. Shërbim vullnetar i UKZKM;
  5. Njohje të realitetit fetar dhe laik të pranishëm në Universitet;
  6. Mbështetje për të jetuar në një ambjent ndërfetar dhe ndërkulturor;
  7. Përgatitje për sakramentet e hyrjes në jetën e krishterë.

Kontakte:

  • Atë Michael Sebastian (CFIC)
  • Përgjegjës i Baritores Universitare UKZKM
  • Tel. +355 42273290 / Fax.  +355 42273291 E-mail: [email protected]
Na ndiqni