Kush jemi?
Biblioteka e Universitetit “Fratel Paolo Ruatti” ndodhet në katin e parë të Godinës Qendrore të Universitetit dhe garanton akses të plotë për një periudhë kohore ditore prej 12 orësh përkatësisht nga e hëna në të dielë.
Biblioteka funksionon si një qendër mësimore e pajisur me një sërë funksionesh dhe një shumëllojshmëri shërbimesh që lidhen me studimin dhe leximin, mësimin dhe kërkimin shkencor. Qëllimi i shërbimeve të ofruara është të përmbushë më së miri misionin, vizionin dhe objektivat përkatëse sipas udhëzimeve të IFLA / Unesco.
Hyrja në Bibliotekë dhe konsultimi i bibliografisë është e lirë dhe falas për të gjithë përdoruesit e saj. Salla e leximit është e pajisur nga rrjeti wireless, i cili përdoret me kredencialet e Universitetit.
Pasuria bibliotekare
Pasuria bibliotekare është e ruajtur me kujdes të veçantë dhe pasurohet vazhdimisht me libra, revista dhe kompjutera në gjuhë të ndryshme, duke përfshirë gjuhët: shqip, italisht, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht në fushat e Mjekësisë, Fizioterapisë, Infermierisë, Farmacisë, Stomatologjisë, Arkitekturës, Ekonomisë dhe Shkencave Politike.
Çfarë ofrojmë?
Biblioteka është e ndarë në zonat e mëposhtme, të karakterizuara sipas funksioneve të ndryshme:
- zonë multifunksionale, që mirëpret, me shërbim orientues;
- zonë leximi me 220 vende;
- zonë studimore dhe kërkimore me 3 kompjuter të disponueshëm për kërkime shkencore dhe studimi;
- arkivat e librave me disponibilitet prej më shumë se 15.000 librash;
- një katalog elektronik që mund të konsultohet në internet ose edhe në shtëpi;
- database të revistave dhe librave në format elektronik (Hinari).
Konsulto Faqen e re Elektronike të Bibliotekës Universitare: https://biblioweb.unizkm.edu.al/ ku do të gjeni një larmishmëri informacionesh të dobishme për të përdorur shërbimet bibliotekare të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Sherbimet në dispozicion të studentëve janë:
hyrja në Bibliotekë, rrjeti wireless, katalogje, salla e leximit, orientim, informacion bibliografik, informacion pranë zyrës përgjegjëse, informacion i shkruar, huazim, pajisje me (document- delivery), burime elektronike, përdorimi i zonës për konsultim elektronik, rrjetit wireless dhe pc-ve personale, konsultim, blerje librash, mbështetje në distancë, shërbime të ndryshme, çdo lloj shërbimi tjetёr i nevojshëm në përmbushje të nevojave dhe kërkesavetë vetë përdoruesve.
Klikoni në https://biblioweb.unizkm.edu.al/ për të marrë të gjitha informacionet e detajuara.
Kur jemi të hapur?
Shërbimi i Bibliotekës: E hënë - e premte: 08:30-20:00
E shtunë: 9:00-14:00
Salla e leximit: E hënë - e diel 08:30 – 21:00
Aksesi nuk është i vlefshëm gjatë ditëve festive të lidhura me motive të besimit (të Krishterë dhe Myslyman), përfshirë ditën e hënë nëse këto ditë bien të dielave.
Kontaktet
Mimoza AGASTRA
- Tel: +355 42 273 290
- E-mail: [email protected]
Edlira HOXHA
- Tel: +355 42 273 290
- E-mail: [email protected]
Adriana Ceca
- Tel: +355 42 273 290
- E-mail: [email protected]
Biblioteka: [email protected]