Qendra Universitare e Gjuhëve "Zoja e Këshillit të Mirë” kryen kërkime shkencore në fushën e gjuhësisë, duke pasur si fokus kryesor përdorimin e metodologjive të reja që kërkon mësimdhënia e gjuhëve të huaja.
Një kujdes i veçantë i kushtohet kërkimit shkencor të aplikuar, organizimit të konferencave, kongreseve dhe seminareve. Qendra është e hapur për të dhënë kontributin e saj kërkimor shkencor në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për të nxitur edukimin dhe formimin gjuhësor.
Plurilinguizmi dhe multikulturalizmi përbëjnë fusha me interes të veçantë humultimi në shoqëritë moderne, gjithnjë e më shumë komplekse nga pikëpamja gjuhësore dhe kulturore.
Konferenca e IV Shkencore Kombëtare
“Edukimi Global dhe Multikulturalizmi”
Universiteti “Aleksandër Moisiu” - Durrës & Shoqata “Psikologët Shqiptarë” – ShqipëriMe datën 4 Maj 2018 në Universitetin “Aleksandër Moisiu” - Durrës, është zhvilluar Konferenca e IV Shencore Kombëtare me titull: “Edukimi Global dhe Multikulturalizmi”.
Nga stafi i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në këtë konferencë morën pjesë: Dr. Natalina Hoti, Drejtoreshë e Qendrës Universitare të Gjuhëve me të njëjtin emër, ku paraqiti kumtesën me titull: “Multikulturalizmi në shoqëritë komplekse, një lexim teoriko-filozofik” dhe Msc. Elona Mëhilli (Kolaj), pedagoge e Gjuhës Angleze me kumtesën me titull: “Ndikimi i Globalizimit në arsimin në Shqipëri”.
Konferencë Shkencore Ndërkombëtare
“YOUNG PEOPLE AND INEQUALITIES”
Universiteti Katolik “Sacro Cuore” – Milano (Itali)
Me datën 16-18 tetor 2017 në Universitetin Katolik “Sacro Cuore” në Milano të Italisë është zhvilluar Konferenca Shencore Ndërkombëtare me titull: “Young people and inequalities”.
Në këtë konferencë mori pjesë Natalina Hoti PhD, Drejtoreshë e Qendrës Universitare të Gjuhëve “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në seancë plenare ajo paraqiti kumtesën me titull: “Gjendja e gruas në një shoqëri që ka pësuar shndërrime të shpejta, Shqipëria pas komunizmit”.
Konferencë Shkencore Kombëtare
“Kurrikula dhe sfidat e arsimit parauniversitar”
Universiteti “Eqrem Çabej” - Gjirokastër & Shoqata “Psikologët Shqiptarë” - Shqipëri
Me datën 24-25 Nëntor 2017 në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër është zhvilluar Konferenca Shencore Kombëtare me titull: “Kurrikula dhe sfidat e arsimit parauniversitar”.
Nga stafi i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në këtë konferencë morën pjesë: Dr. Natalina Hoti, Drejtoreshë e Qendrës Universitare të Gjuhëve me të njëjtin emër, ku paraqiti kumtesën me titull: “Marrëdhënia docent-student: ndërveprim i vazhdueshëm në nxënien e gjuhës së huaj” dhe Msc. Elona Mëhilli (Kolaj), pedagoge e Gjuhës Angleze me kumtesën me titull: “Komunikimi në gjuhë të huaj – sfidat e menaxhimit të klasës”.
Udhëzues për folje
- Guida dei verbi con preposizioni
- Me 2461 folje
- Paolo Rago – Enkela Dalipi – Natalina Hoti – Eglantina Pata – Sonila Piri
- ISBN 978-9928-4082-0-4
- fq. 218
- Çmimi studentë ZKM: 500 lek
- Kontakt: [email protected]
Kontakte:
Drejtor i Qendrës Universitare të Gjuhëve ZKM
- Natalina Hoti, PhD
- E-mail: [email protected]
- Tel: 00355 4 2273290
- Cell: 00355 69 21 01 756
Sekretare e Qendrës Universitare të Gjuhëve ZKM
- Erisa Gjokeja
- E-mail: [email protected]
- Tel: 00355 4 2273290