×

What we can learn by measuring peace?

Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC) organizoi më 25 qershor 2018, Tryezën e Rrumbullakët të titulluar: “What we can learn by Measuring Peace? The Global Peace Index 2018”


Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC) organizoi më 25 qershor 2018, Tryezën e Rrumbullakët të titulluar: “What we can learn by Measuring Peace? The Global Peace Index 2018”.

Kjo tryezë kishte për qëllim të diskutojë mbi komponentët shoqërorë, politikë dhe ekomomikë të Paqes, si dhe bëri publik Raportin për Paqen Globale, një publikim i Institutit të Ekonomisë dhe Paqes. Ky raport është kthyer në ditët tona një pikëreferimi në fushën e politikbërjes.

Relatori kryesor i takimit ishte themeluesi i Institutit të Ekonomisë dhe Paqes, Z. Steve Killelea, dy herë kandidat për çmimin Nobel për Paqen.

Presidenti i Republikës SH.T. Ilir Meta dhe Koordinatori i Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë, Z. Brian J. Williams e përshëndetën këtë aktivitet, që do të zhvillohet pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

 

Eventin mund ta ndiqni edhe në kanalin tonë në YouTube, nëse jeni të interesuar, ju lutemi klikoni linkum e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?v=4tCDZyk2awI&list=PLI8Y9uKhF2OUKNG29Hjt1lrxwjdJWapZR&index=7

 

Na ndiqni