×

CIRIM - Rreth nesh

Qendra Ndërkombëtare për Kërkimet Infermieristike Montianum (CIRIM) Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë


Misioni

Promovimi i përsosmërisë në kërkimin infermieristik për të përmirësuar shëndetin, sigurinë e pacientit dhe mirëqenien e popullatës.

Vizioni

Qendra Kërkimore CIRIM:
Frymëzon dhe nxit inovacionin mbi kërkimin infermieristik, duke përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.
Është një djep dijesh që tërheq talentet më të mira dhe promovon bashkëpunimin ndërdisiplinor për t’i ofruar progres profesionit të infermierisë.
Është një katalizator i ndryshimit i cili e pasqyron kërkimin në praktikë, duke përmirësuar cilësinë e kujdesit infermieristik dhe përvojën e pacientit.
Punon për të promovuar barazi dhe përfshirje duke siguruar që të gjithë, pavarësisht nga prejardhja ose statusi që kanë, të përfitojnë nga përparimet e kërkimit infermieristik.

Objektivat

CIRIM synon të zbatojë studime dhe kërkime që kanë si qëllim:

  • Përmirësimin e cilësisë së kujdesit infermieristik përmes prodhimit të provave shkencore mbi rezultatet e kujdesit infermieristik, mbi efektivitetin e praktikave dhe teknologjive të reja dhe mbi sigurinë e pacientit.
  • Promovimi i shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve, nëpërmjet kërkimeve mbi faktorët që ndikojnë te shëndeti, mbi modelet e parandalimit dhe trajtimit, si dhe mbi nevojat e shtresave më të rrezikuara të popullsisë.
  • Zhvillimi i vazhdueshëm i profesionit të infermierit, nëpërmjet formimit të infermierëve studiues të kualifikuar dhe përhapjes së njohurive shkencore në të gjitha kanalet e disponueshme.

Fushat Makro të kërkimit

  • Kujdesi parësor dhe parandalimi
  • Sëmundjet kronike dhe sëmundjet shoqëruese
  • Kujdesi akut dhe kritik
  • Shëndeti dhe mirëqenia mendore
  • Etika dhe politika e infermierisë

Në mënyrë më të detajuar, qendra kërkimore i fokuson studimet e saj në tema që lidhen me:

  • promovimin e shëndetit
  • kronicitetin
  • shëndetin mendor
  • fushën e kujdesit kritik dhe emergjencave
  • kujdesin klinik si në fushën mjekësore ashtu edhe në atë kirurgjikale
  • kujdesin territorial
  • kujdesin paliativ
  • organizimin dhe menaxhimin
  • kërkimet translacionale

Synimet dhe strategjitë

  •  Kryerja e studimeve policentrike dhe ndërdisiplinore, të cilat përfshijnë studiues nga vende dhe disiplina të ndryshme.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i modeleve kërkimore bashkëpunuese, të cilat nxisin shkëmbimin e njohurive dhe kompetencave midis studiuesve nga vende të ndryshme.
  • Kryerja e vlerësimeve klinike dhe vlerësimeve teknologjike mbi produktet e reja ose pajisjet klinike që promovojnë përmirësimin strategjik të performancës ose cilësisë së jetës për pacientët.  
  • Promovimi i përhapjes së njohurive shkencore, nëpërmjet botimit të artikujve shkencorë, promovimit dhe pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare dhe edukimit të vazhdueshëm të infermierëve dhe profesionistëve të tjerë të shëndetësisë.

Vlerat

  • Ekselenca: Ne jemi të përkushtuar të kryejmë kërkime cilësore, rigoroze dhe inovative.
  • Ndikimi: Kërkimet tona janë të orientuara drejt përmirësimit të praktikës infermieristike dhe shëndetit të popullatës.
  • Bashkëpunimi: Ne besojmë në bashkëpunimin ndërprofesional dhe ndërdisiplinor për të arritur rezultate më të mira.
  • Diversiteti dhe Përfshirja: Ne vlerësojmë diversitetin dhe përfshirjen në ekipin tonë të kërkimit dhe në aktivitetet tona.
  • Integriteti: Ne veprojmë me integritet, ndershmëri dhe përgjegjësi në të gjitha aktivitetet tona.

Aktivitetet

  • Kryerja e kërkimeve infermieristike.
  • Trajnimi i studiuesve të infermieristikës.
  • Përhapja e kërkimit infermieristik përmes publikimeve, konferencave dhe seminareve.
  • Bashkëpunimi me institucione të tjera kërkimore në Shqipëri, Itali dhe jashtë shtetit.

Ndikimi

  • Qendra Universitare e Kërkimeve ka një ndikim të rëndësishëm në praktikën infermieristike dhe në shëndetin e popullatës shqiptare dhe më gjerë. Kërkimet e Qendrës kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit infermieristik, në përmirësimin e rezultateve të pacientëve dhe në promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve.
Na ndiqni