×

Bashkëjetesa e minoriteteve etnike

"Diversiteti, bashkëjetesa dhe politikbërja” bashkoi në një konferencë ndërkombëtare profesorë të shquar të Universiteteve të Oksfordit, të Coventry-t, të Jeruzalemit dhe të Universiteteve italiane.


"Diversiteti, bashkëjetesa dhe politikbërja” bashkoi në një konferencë ndërkombëtare profesorë të shquar të Universiteteve të Oksfordit, të Coventry-t, të Jeruzalemit dhe të Universiteteve italiane.

Organizuar nga CESPIC - Qendra Evropiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, konferenca analizoi me përqasje të ndryshme bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme sociale.

Prof. Caplan, nga Universiteti i Oksfordit, duke u ndalur mbi çështjen e ish-Jugosllavisë , në veçanti të Bosnje Hercegovinës, theksoi rolin e Bashkimit Evropian në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Me bindje, ai evidentoi rreziqet e një ligji pak elastik, të përpiluar menjëherë pas një konflikti, që me kalimin e kohës mund të rezultojë diskriminues për integrimin e minoriteteve të tjera etnike.

Profesor Raul Caruso - Drejtor i CESPIC theksoi se: “Për fat të keq, pas konflikteve është e kuptueshme që të krijohen ligje të tilla, por që duhet të kenë hapsirë për t’u modifikuar në sisteme demokratike”.

Çështja e mbrojtjes së minoriteteve etnike u trajtua edhe nën aspektin ekonomik e social nga Prof. Klor dhe Prof. Murshed, të dy ekspertë mbi konfliktet politike.

Përshëndeti iniciativën Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

 

Eventin mund ta ndiqni edhe në kanalin tonë në YouTube, nëse jeni të interesuar, ju lutemi klikoni linkum e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?v=N-eUPfi5AtU&list=PLI8Y9uKhF2OUKNG29Hjt1lrxwjdJWapZR&index=9

 

Na ndiqni