NË RRUGË AJRORE
Aeroporti i vetëm në Shqipëri që ofron shërbim ndërkombëtar është Aeroporti Ndërkombëtar Nënë
Tereza, i vendosur në Rinas, vetëm 17 km në veriperëndim të Tiranës. Mënyra më e leverdisshme për të lëvizur për në/ nga Tirana është me autobusin Rinas Express, ose me Taksi (mund të bëhen prenotime online).
NË RRUGË DETARE
Vizitorët mund të udhëtojnë për në/nga Shqipëria me traget nëpërmjet porteve të qyteteve bregdetare. Ofrohen linja të rregullta nga dhe drejt porteve të mëposhtme:
Porti Durrësit: lidhet me portet italiane të Barit, Ankonës dhe Triestes në Itali dhe me portin e Koperit në Slloveni.
Porti i Sarandës: lidhet me ishullin e Korfuzit.
Porti i Vlorës: lidhet me portet italiane të Brindizit dhe Otrantos.
Porti i Shëngjinit: lidhet me portin italian të Barit.
NË RRUGË TOKËSORE
Nga Kosova: rruga kryesore kalon në pikën kufitare të Qafë Morinës (Shqipëri) që lidh Prishtinën me Kukësin. Pikat e tjera kufitare janë Morina (Tropoja me Gjakovën) dhe Qafë Prushi
(Hasi me Gjakovën).
Nga Greqia: nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës në Korçë; nëpërmjet Kakavijës për në Gjirokastër; përmes Qafë Botit (Konispol) që çon në Filat; nëpërmjet pikës Tre Urat, që lidh Përmetin me Konicën.
Nga Mali i Zi: përmes Hanit të Hotit, që çon në Shkodër; përmes Murriqanit, që lidh Shkodrën me Ulqinin (Mal të Zi).
Nga Maqedonia: në pikën kufitare të Qafë Thanës për në Pogradec, Librazhd dhe Elbasan; përmes
Tushemishtit në skajin juglindor të Liqenit të Ohrit, për në Pogradec; nëpërmjet Bllatës, për në
Peshkopi, Bulqizë dhe Burrel; përmes Goricës, në veri të Liqenit të Prespës.
Burimi: albania.al
Për informacione më të detajuara në Tiranë mund të kontaktoni Zyrën e Informacionit Turistik në qendër të kryeqytetit (mbrapa Museut Historik Kombëtar – afër sheshit Skënderbej).
Telefon: +355 4 222 33 13
E-mail: [email protected]
Oraret: E hënë-E premte: 11:00-17:00, E shtunë: 09:00-14:00. E diel: Mbyllur.
NGA/DREJT AEROPORTIT
NË RRUGË AJRORE
Aeroporti i vetëm në Shqipëri që ofron shërbim ndërkombëtar është Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza, i vendosur në Rinas, 17 km në veriperëndim të Tiranës. Mënyra më e leverdishme për të lëvizur drejt Tiranës dhe anasjelltas, është me autobusin Rinas Express, ose me Taksi (mund të bëhen prenotime online).