Qendra Evropiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC) organizoi konferencën me titull "Aktualiteti i Pacem in Terris 60 vjet pas botimit të tij" më 19 maj 2023 në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".
Në konferencë u diskutuan sfidat e nisura nga "Pacem in Terris" e Papa Gjonit XXIII, të cilat janë më aktuale se kurrë dhe meritojnë reflektim të thellë për të kuptuar ndikimin e tyre në ngjarjet e sotme.
Folësit diskutuan kuptimin e "Pacem in Terris" duke i kushtuar vëmendje të veçantë realitetit shqiptar.
Takimi u hap me përshëndetjet e mirëseardhjes së Prof. Leonardo Palombi, Rektor i Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Shkëlqesisë së Tij Imzot Luigi Bonazzi, Nunci Apostolik në Shqipëri.
Relatorë:
Prof. Giulio Alfano
Universiteti Papnor të Lateranit, Romë
Don Renato Sacco
Koordinator Kombëtar i Pax Christi Itali
Z. Albert Nikolla
Anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Moderoi konferencën Prof. Raul Caruso, CESPIC, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".