×

Konferenca CRISU - 11 tetor 2023

Konferenca ndërkombëtare e Qendrës për Kërkim në Shkenca Humane (CRISU) u mbajt në Tiranë më 11 tetor 2023, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, organizuar nga Prof. Mauro Bisceglia, Anëtar i CRISU, Universiteti Katolik “Zoja e Këshilli i Mirë” dhe Universiteti i Barit “Aldo Moro”, me titull, Ekonomia dhe Financa me fytyrë njerëzore: sfida të reja për Shqipërinë


Konferenca ndërkombëtare e Qendrës për Kërkim në Shkenca Humane (CRISU) u mbajt në Tiranë më 11 tetor 2023, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, organizuar nga Prof. Mauro Bisceglia, Anëtar i CRISU, Universiteti Katolik “Zoja e Këshilli i Mirë” dhe Universiteti i Barit “Aldo Moro”, me titull

**Ekonomia dhe Financa me fytyrë njerëzore: sfida të reja për Shqipërinë**

Themeli i kësaj konference është diktuar nga një nga parimet kryesore që qëndron në bazë të çdo institucioni, jo vetëm arsimit: mbjellja e kulturës. Në këtë rast specifik, shpresa është që të mund të mbjellim një farë, në emër të Ekonomisë së Papa Françeskut, në vazhdën e Ekonomisë Civile dhe Financave; atë Ekonomi dhe atë Financë që e vendos personin si qenie njerëzore në plan të parë dhe që synon të përmbajë pabarazitë sociale përmes rritjes kulturore dhe ekonomike.

Përshëndetjet institucionale u drejtuan nga: Fr. Ruggero Valentini, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, Prof. Edmond Hajdëri, Zëvendës Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Fr. Apolinaire Anguissa Metogo, Drejtor i Qendrës së Kërkimit në Shkenca Humane (CRISU), Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

konferencë morën pjesë ekonomistë të njohur italianë, në prani të autoriteteve më të larta të Universitetit pritës, krahas shprehjes më të lartë të kreditit Kooperativ italian në botë, të cilët biseduan me përfaqësues të institucioneve shqiptare, financiare dhe qeveritare.

Punimet tërhoqën vëmendjen e pjesëmarrësve: studentë, pedagogë, administratorë dhe autoritete; në disa etapa, në bazë të rrugës së asaj ekonomie dhe asaj finance që e kthen vështrimin drejt varfërisë, siç e ka theksuar mirë Zv. Ministrja shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Prof. Denada Seferi; dhe pabarazitë, temë e trajtuar hollësisht nga ekonomisti Prof. Vitorocco Peragine; me synimin për të ecur drejt ekonomisë së lumturi, siç përkufizohet dhe artikulohet gjerësisht nga ekonomisti Prof. Leonardo Becchetti, tema këto që kanë gjetur një ndërthurje dhe komplementaritet të gjerë, si në objektivat ashtu edhe në efektet që financimi shkakton në një vend. Sa më sipër rezultoi nga fjala e Zv. Guvernatores të Bankës Qendrore të Shqipërisë, Prof. Natasha Ahmetaj. Të financave me fytyrë njerëzore, të asaj finance që nuk prodhon dividentë, por shpërndan pasuri, të financave që nuk shikojnë investitorët e mëdhenj, por artizanët e vegjël, të asaj bote finance që shikon personin si qenie njerëzore dhe në komunitetin ku jeton, tema të theksuara mirë në *leksionin* e Kavalier Augusto Dell'Erba. Punimet u  mbyllën me dëshminë e Avokatit Alessandro Mele, President i BCC të Putignano, një Bankë komuniteti, për komunitetin.

Prof. Raul Caruso, Drejtor i Cespic (Qendrës Evropiane e Shkencës Paqes, Integrimit dhe Bashkëpunimit) të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", mbajti fjalimin e tij me temën "Rruga drejt një ekonomie paqeje".


Na ndiqni