×

Arion Furxhi

Arion Furxhi është diplomuar në vitin 2019 në Fizioterapi pranë Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në vitin 2021 nisi studimet në “Sports and Exercise Nutrition”, Master Profesional në Universitetin e Teknologjisë “Atlantic” në Sligo, Irlandë.


Dr. Arion Furxhi është diplomuar në vitin 2019 në Fizioterapi pranë Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në vitin 2021 nisi studimet në “Sports and Exercise Nutrition”, Master Profesional Universitetin e Teknologjisë “Atlantic” në Sligo, Irlandë.

Dr. Furxhi, falë formimit të mirë akademik, u punësua në profesion menjëherë pas diplomimit të tij, duke filluar në një nga klinikat e kryeqytetit, duke vijuar me pas në një strukturë spitalore private në Shqipëri ku punoi në pavione të ndryshme: Intensive Care Unit ICU, Kardiologji/Kardiokirurgji, Neurologji/Neurokirurgji, Kirurgji e përgjithshme, Covid19, Ortopedi.

Aktualisht punon në Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese të Fëmijëve në Shqipëri ku punon me pacientë që kanë probleme të lidhura me shëndetin mendor dhe sistemin neuro-motorik (PCI, Sindroma Gjenetike, Prapambetje e Zhvillimit Mendor, Mikrocefali, ADHD, CSA)

Gjithashtu, punon me kohë të pjesshme si fizioterapist pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), Ekipi Kombëtar i Femrave.

Dr Furxhi shprehet se ka zgjedhur të ndjekë studimet në UKZKM, duke qenë se është një nga universitetet më prestigjioze në vend. Diploma e dyfishtë shqiptaro/italiane ishte një avantazh i madh, sepse i jepte mundësinë të ndjehej “më afër” me Europën. Standardi Europian i mësimdhënies dhe strukturës së kampusit, profesorët e huaj ishin një arsye tjetër përse zgjedhja e tij primare për të përfunduar studimet bachelor ishte UKZKM.


Na ndiqni