Diplomuar në vitin 2009 në "Fizioterapi", Fakulteti i Mjekësisë, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Pas diplomimit Ensuela ka kryer Specializimin në Fizioterapi Pediatrike pranë Universitetit të Firences dhe aktualisht është në përfundim të studimeve të masterit shkencor në Universitetin e Pizës. Itali.
Ka marrë pjesë në trajnime e seminare ndërkombëtare ku vlen të përmendet Seminari “Përvetësimi motorrik i teknologjive të reja: përdorimet në Fizioterapinë Pediatrike” organizuar nga Gis Fisioterapia Pediatrika, A.I.F.I dhe Universiteti i Studimeve Milano- Bicocca në tetor 2012.
Certifikuar si instruktore dhe lektore e kursit “Aftësitë motorrike të fëmijëve me Sindromë Down, vlersimi motorrik dhe ndërhyrja” organizuar nga Fondacioni Down Syndrome Albania në bashkpunim me Dr. P.E.M. Lauteslager (PhD) Hollande.
Certifikuar në vlersimin dhe përdorimin e shkallës së vlersimit “Gross Motor Function Measure” pranë Spitalit Bosisio Parini, Lecco në Itali.
Ensuela është fizoterapiste në repartin e rehabilitimit pediatrik dhe tutore e praktikës së studentëve të Fizioterapis në Qëndrën e Rehabilitimit dhe Mjeksisë Sportive, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.