Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Maleve më 11 Dhjetor 2024, një takim i veçantë i organizuar nga Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” u mbajt në ‘Aula Magna’ të Universitetit Katolik " Zoja e Këshillit të Mirë ".
Në aktivitetin e moderuar nga Dr. Bardhe Karra, Koordinatore e Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, morën pjesë të pasionuarit ndaj natyrës, alpinistë dhe ekspertë të mbrojtjes së mjedisit, guida profesionale të zonave malore, studentë dhe pjesëmarrës të tjerë.
Përshëndetjet institucionale u mbajtën nga Fr. Ruggero Valentini, President i Fondacionit " Zoja e Këshillit të Mirë " dhe Z. Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Gjatë takimit folës ishin Z. Aleksandër Bojaxhi Alpinist, Drejtor i Shoqatës Turistike dhe Bjeshkatarë, Tiranë dhe Z. Fisnik Muça udhërrëfyes malor në Shqipëri.
Gjatë takimit u prezantua edhe një libër shumë i veçantë, i cili rikthehet në publik pas një periudhe të gjatë: Malet e Shqipërisë, botim i vitit 1941 nga autori Piero Ghiglione, i ripropozuar me rastin e kësaj Dite Ndërkombëtare përmes kësaj iniciative.