1. Informacione të përgjithshme dhe shërbimet e ofruara.
Zyra e Pranimeve ofron një shërbim informacioni dhe orientimi për të gjithë ata që janë të interesuar të studiojnë në Universitetin Katolik ZKM.
Shërbimet kryesore të ofruara:
1. Ofron informacione të përgjithshme dhe mbështetje për:
- programet e studimit, taksat dhe kontributet;
- proçedurat e pranimit, transferimit të studimeve dhe program të dytë studimi, gjatë regjistrimit on-line të kandidatëve në portalin e pranimeve: http://admissions.unizkm.al
2. Organizon dhe menaxhon proçedurën e pararegjistrimit që përfshin regjistrimin në testimin e pranimit dhe kryerjen e pagesës së tarifës së përcaktuar për pjesëmarrje në testimin e pranimit.
3. Menaxhon grupin e të interesuarve "Shprehje Interesi" dhe i dërgon pjesëmarrësve të këtij grupi, njoftimet e nevojshme për proçedurat e pranimit.
2. Kontaktet e zyrës
Zyra:
- Godina Qendrore - Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
- Godina e Kuqe - Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
- Orari i Punës: 08.00-16.30
- Stafi: - Suela Fetau
Ardita Pinari
E-mail: [email protected]
Tel: 00355 4 2273290
Fax: 0035542243291