×

Inequality: issues and opportunities in transition countries

CESPIC organizoi një takim me titull "Inequality: issues and opportunities in transition countries" i cili u mbajt në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, më 19 Mars 2020


CESPIC organizoi një takim me titull "Inequality: issues and opportunities in transition countries". Eventi kishte për qëllim trajtimin e çështjeve të lidhura me pabarazinë në ekonomitë në tranzicion nga këndvështrime të ndryshme. Prof. Vitorocco Peragine nga Universiteti i Barit “Aldo Moro” shpjegoi një grup të madh çështjesh që lidhen me pabarazinë në mundësi. Dr. Ledia Thomo nga Instituti Shqiptar i Statistikave u fokusua në matjen e konsumit si një kanal për të kuptuar pabarazinë në terma realë. gjithashtu, Dr. Enkelejda Havari, Ekonomiste Kërkimore, Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian, diskutoi mbi papunësinë e të rinjve dhe politikat aktive të tregut të punës të financuara nga fondet e BE-së. Takimi u hap me fjalët e mirëseardhjes së Atë Daniele Bertoldi, President i Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Prof. Vittorio Teotonico, Dekan i Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Politike. Takimi u drejtua nga Prof. Raul Caruso, Drejtor i CESPIC.

Aktiviteti u mbajt në gjuhën angleze, më 19 mars në orën 16:00.

 

Përshëndetjet:

Atë Daniele Bertoldi, President FZKM

Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” 

Prof.Vittorio Teotonico, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike

  Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"

 

Relatorët:

Prof.Vitorocco Peragine, Shef i Departamentit të Ekonomisë dhe Financave, 

Universiteti i Barit "Aldo Moro"

Pabarazia e mundësive në ekonomitë në tranzicion

 

Znj. Ledia Thomo, Përgjegjëse e Sektorit të Tregut të Punës, INSTAT

Konsumi dhe pabarazia e të ardhurave në Shqipëri

 

Znj. Enkelejda Havari, Ekonomiste Kërkimore, Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian

Shkalla e lartë e papunësisë tek të rinjtë dhe politika aktive e tregut të punës. Dëshmi nga programet e financuara nga fondet e BE-së.

 

Takimi u drejtua nga Prof. Raul Caruso, Drejtori i CESPIC

 


Na ndiqni