×

Mbështetja teknike dhe përforcimi i sistemeve shëndetësore publike në Shqipëri dhe Kosovë

Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i shëndetit të popullsisë shqiptare dhe asaj kosovare nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së shërbimeve promovuese të shëndetit, si dhe shërbimeve parandaluese e shëruese.Objektivat specifike që projekti ka si synim të përmbushë janë: 1. Rritja e aftësive organizative dhe menaxheriale dhe promovimi i kulturës së sigurisë dhe cilësisë në politikat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës.2. Rritja e eficiencës, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit të kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës.3. Rritja e eficiencës, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të urgjencës në spitalet e Durrësit, Lezhës, Vlorës, Sarandës dhe Shkodrës.


Titulli i projektit:Mbështetja teknike dhe përforcimi i sistemeve shëndetësore publike në Shqipëri dhe Kosovë

Programi: Projekt Iniciative Rajonale (PIR), të Drejtat e Qytetarisë dhe Kohezioni Social, Rajonii Toskanës

Kohëzgjatja:36 muaj

Fillimi i projektit:2016

Mbarimi i projektit:2019

Përmbledhje:

Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i shëndetit të popullsisë shqiptare dhe asaj kosovare nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së shërbimeve promovuese të shëndetit, si dhe shërbimeve parandaluese e shëruese.Objektivat specifike që projekti ka si synim të përmbushë janë: 1. Rritja e aftësive organizative dhe menaxheriale dhe promovimi i kulturës së sigurisë dhe cilësisë në politikat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës.2. Rritja e eficiencës, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit të kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës.3. Rritja e eficiencës,  efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të urgjencës në spitalet e Durrësit, Lezhës, Vlorës, Sarandës dhe Shkodrës.

Në mënyrë të veçantë, rezultatet e pritshme nga projekti janë:Rritja e kapaciteteve menaxhuese dhe drejtuese të shërbimeve shëndetësore dhe Ministrive të Shëndetësisë të Shqipërisë dhe Kosovës,kryerja e analizave dhe kërkimeve që kanë për qëllim riorganizimin e shërbimeve shëndetësore dhe reformimin e sistemeve të tyre të financimit dhe akreditimit, referuar në mënyrë të veçantë sistemeve të financimit në perspektivë siç janë ato të bazuara në Diagnostic Related Groups (DRGs),botimi i studimeve, kërkimeve dhe raporteve mbi politikat shëndetësore, strukturën organizative, standardet e kujdesit dhe protokollet klinike / organizative të Shqipërisë dhe Kosovës,rritja e kompetencave të operatorëve të shëndetësisë të Repartit të Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës,rritja e kompetencave të operatorëve shëndetësorë të shërbimeve të urgjencës pranë spitaleve të Durrësit, Lezhës, Vlorës, Sarandës dhe Shkodrës.

Koordinator:Azienda Ospedaliero-Universitaria Meyer, Firenze, Italia

Partnerë:Fondacioni/Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Università degli Studi di Firenze, Dipartimento di Medicina Sperimentale e Clinica CUSAS, “Centro Universitario di Studi in Amministrazione Sanitaria”, Azienda Ospedaliero Universitaria Pisana, Fondazione Toscana Gabriele Monasterio per la Ricerca Medica e di Sanità Pubblica (FTGM), Ministero della Sanità della Repubblica d’Albania, Ministero della Sanità del Kosovo, Fondazione AVSI Contesto operativo HUB AVSI-Guariamoli, Associazione un cuore e un mondo – Massa.

Person kontakti: Laura Yzeiraj [email protected]

Na ndiqni