Mikrokredi dhe rritja përfshirëse
Mikrokredia është bërë një instrument kyç në nivel europian për të luftuar përjashtimin social dhe financiar, për të promovuar vetëpunësimin dhe për të mbështetur mikro-ndërmarrjet.
Përmes programeve si Employment and Social Innovation (EaSI) dhe Fondit Social Europian (ESF) - dhe, për periudhën 2021–2027, InvestEU dhe ESF+ - Bashkimi Europian vazhdon të nxisë aksesin në mikrokredi si një mënyrë për zhvillim përfshirës dhe të qëndrueshëm.
Qëllimi i modulit
Moduli Jean Monnet synon të krijojë një kurriculum akademik mbi mikrokredinë dhe financat etike, duke u ofruar studentëve bazat teorike dhe mjetet praktike të përshtatura me standarde dhe praktika të mira europiane. Ai gjithashtu synon të ndërgjegjësojë politikanët, institucionet lokale dhe komunitetin e biznesit në Shqipëri mbi rolin e mikrokredisë në përmirësimin e kohezionit social, përfshirjes financiare dhe innovacionit sipërmarrës.
Qëllimet specifike
Fuqizimi dhe përfshirja
- Forcojnë fuqizimin social dhe ekonomik të individëve me të ardhura të ulëta, veçanërisht gratë, duke përmirësuar aksesin në burime financiare dhe aftësinë vendimmarrëse.
- Mbështesin barazinë gjinore përmes politikave financiare gjithëpërfshirëse dhe aksesit të synuar në kredi.
Sipërmarrja dhe punësimi
- Nxisin vetëpunësimin dhe krijimin e mikro dhe ndërmarrjeve të vogla përmes mikrokredive, edukimit financiar dhe mentorimit.
- Stimulojnë innovacionin dhe produktivitetin në ekonomitë lokale dhe rurale.
Mikrokredi e qëndrueshme dhe e gjelbër
- Prezantojnë konceptet e mikrokredisë sociale dhe të gjelbër si mjete efektive për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).
- Promovojnë modele biznesi të qëndrueshme dhe praktika të tranzicionit të gjelbër tek mikro-sipërmarrësit.
Edukim financiar dhe menaxhimi i riskut
- Ofron trajnime mbi menaxhimin financiar, mikro-policat e sigurimeve dhe zbutjen e rreziqeve për të forcuar reziliencën e grupeve vulnerabël dhe mikro-sipërmarrësve.
- Nxit sjellje financiare të vetëdijshme dhe të përgjegjshme.
Ndikimi lokal dhe integrimi europian
- Prezanton rastet e suksesit të mikrokredisë të mbështetur nga BE-ja që kanë përmirësuar standardin e jetesës dhe mundësitë e punësimit në Europë.
- Nxit dialogun dhe bashkëpunimin midis akademisë, autoriteteve publike dhe sektorit privat për të aplikuar praktikat e mira edhe në Shqipëri.
Rezultatet e pritura
- Rritja e kuptimit të mikrokredisë si mjet për zhvillim të qëndrueshëm.
- Forcimi i ekosistemeve financiare inkluzive nga perspektiva gjinore.
- Përmirësimi i bashkëpunimit midis studentëve, institucioneve dhe sipërmarrësve.
- Rritja e ndërgjegjësimit mbi dimensionin europian në luftën kundër përjashtimit social dhe financiar.