×

Prof. Assoc. Klodian Muço

Klodian Muço – i Deleguar i Rektorit për “Qëndrueshmërinë”


Email: [email protected]
Telefono: +355 42 273 290 
Klodian Muço – i Deleguar i Rektorit për “Qëndrueshmërinë”

Profesor i Asocuar i Ekonomisë Politike, anëtar i Qëndrës Kërkimore mbi Ekonominë e Vendeve në Tranzicion i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë.

Klodian Muço është diplomuar në Ekonomi Biznes (Bachelor) dhe në vijim në Ekonomi, Organizim dhe Inovacion të Ndërmarrjeve në Tregjet Globale (Master Shkencor) në Universitetin e Bergamos, në vitin 2009. Ai përfundoi Doktoraturën në Ekonomi Prodhimi dhe Zhvillimi në vitin 2015 në Universitetin e Insubria, Itali.

Në vitin 2011 filloi punë si lektor i Politikës Ekonomike dhe në vitin 2020 mori titullin Profesor i Asociuar në sektorin shkencor-disiplinor SECS-P/01 (Politikë ekonomike). Ka botuar mbi 50 artikuj shkencorë në revista të indeksuara dhe dy libra në fushën e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Ka marrë pjesë në mbi 30 konferenca ndërkombëtare. Në vitin 2020 ka qenë profesor i ftuar në Departamentin e Ekonomisë dhe Financës në Universitetin Aldo Moro të Barit. Gjatë periudhës 2018-2020 ka qenë visiting researcher në Universitetin e Macercata-s dhe në Universitetin e Bocconi-t, si dhe ka bërë edhe një post doktoraturë në Universitetin e Friburgut.

Prej vitit 2011 jep lëndën e Institucionit të Ekonomisë Politike, fillimisht si asistent në Universitetin e Bergamos dhe më pas si titullar në Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” dhe në Universitetin e Durrësit “Aleksander Moisiu”. Në periudhën 2016-2017 ka qenë Përgjegjës i Departamentit të Politikave ekonomike dhe anëtar i Senatit Akademik në Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej”. Aktualisht është zëvendës Dekan i Fakultetit Ekonomisë dhe Shkencave, Politike e Sociale si edhe i deleguar i Rektorit të Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë” për Qëndrueshmërinë.

Na ndiqni