×

Program i dytë studimi-NON UE

Afatet për të aplikuar për për program të dytë studimi në vitin akademik 2023-2024 përcaktohen në Urdhrin e përbashkët QSHA-RASH. Në vijim UKZKM publikon në faqen zyrtare të web-it Rregulloren e procedurave të pranimit për program të dytë studimi, ku përfshihen informacione të detajuara mbi kriteret dhe procedurat e pranimit në një program të dytë studimi.


Për t'u pranuar në një program të dytë studimi kandidatët:

1- duhet të jenë të pajisur me një diplomë të lëshuar nga një universitet i akredituar;

2- duhet të kenë përfunduar studimet universitare në programe studimi të të njëjtit cikël me programin në te cilin paraqesin kërkesë për program të dytë studimi psh.:

Program studimi Bachelor → Program studimi Bachelor i Universitetit Katolik ZKM (Infermieri → Fizioterapi) apo Program i integruar studimi i ciklit të dytë → Program i integruar studimi i ciklit të dytë të Universitetit Katolik ZKM (Farmaci → Mjekësi).

Si të aplikoni?

Afatet për të aplikuar për për program të dytë studimi në vitin akademik 2023-2024 përcaktohen në Urdhrin e përbashkët QSHA-RASH. Në vijim UKZKM publikon në faqen zyrtare të web-it Rregulloren e procedurave të pranimit për program të dytë studimi, ku përfshihen informacione të detajuara mbi kriteret dhe procedurat e pranimit në një program të dytë studimi. Aplikimi kryhet on-line në portalin e universitetit: http://admissions.unizkm.al/#/, zëri “Program i dytë studimi” duke ngarkuar në mënyrë elektronike (të skanuara në format pdf) dokumentacionin e përcaktuar në Rregulloren përkatëse. 

Për informacione orientuese ju lutem konsultoni procedurat e vitit akademik 2023-2024 në bashkëngjitjet e mëposhtme

Njehsimi i diplomave të huaja

Kandidatët e huaj jo-BE që aplikojnë për program të dytë studimi duhet të kryejnë:

  • Njehsimin e diplomës së shkollës së mesme pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) sipas informacioneve në linkun e mëposhtëmNjehsimi i diplomës së shkollës së mesme.
  • Njehsimin e diplomës universitare pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) sipas informacioneve te mëposhtëme:

Njehsimi i diplomës universitare:

Aplikimi për njehsimin e diplomës universitare kryhet vetëm online në portalin e-albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=853

Dokumentacioni shoqërues i kërkuar duhet të depozitohet detyrimisht në formatin elektronik gjatë aplkikimit online,si dhe të dërgohet brenda 5 (pesë ) ditëve nga data e aplikimit online edhe në rrugë postare sipas përcaktimeve të mëposhtme.

Aplikimi kryhet online sipas procedures së mëposhtme:

  1. Formulari i aplikimit plotësohet online në portalin e-albania;

  2. Aplikanti ngarkon në format elektronik (PDF) dokumentacionin e mëposhtëm:

a. Diplomën/certifikatën ose dokumentin zyrtar përkatës të lëshuar nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licensuar në Republikën e Shqipërisë;

b. Listën e notave dhe/ose suplementin e diplomës, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licensuar në Republikën e Shqipërisë;

c. Fotokopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës;

d. Mandat-pagesën.

Pasi ka përfunduar procedurën e aplikimit online në portalin e-albania, aplikanti duhet të dërgojë edhe në rrugë postare në QSHA (format hard-copy), dokumentet e përcaktuara në pikën 1) (kliko këtu për formularin) dhe në pikat 2/a) dhe 2/b.

Procedurat për njohjen dhe njehsimin e diplomave universitare përfundojnë brenda 45 ditëve pas aplikimit online, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Tarifa: 

2 000 lekë/për çdo diplomë që kërkohet të njësohet.

Adresa postare e QSHA:

Qendra e Shërbimeve Arsimore, Bulevardi "Zhan D’Ark" Nr. 23, Tiranë, Shqipëri.

Janë të lutur të gjithë të interesuarit t’i referohen informacioneve në faqen zyrtare të QSHA-së, në seksionin përkatës të njohjes së diplomave: http://qsha.gov.al/index.html .

Informacioni i mësipërm u përditësua sipas Udhëzimit nr.21 dt.15.10.2021 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri (MASR).

 

Na ndiqni