×

Regjistrim në vitin e parë - UE

Për t’u pranuar në programet e studimit të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", kandidatët e huaj duhet të plotesojnë këto kritere:


Për t'u njoftuar me e-mail mbi të rejat rreth procedurave të pranimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" mund të shprehni interesin tuaj duke plotësuar formularin që gjeni në linkun e mëposhtëm: Shprehje interesi

Kriteret e pranimit në programet e Ciklit të I-rë dhe në ato të integruara të Ciklit të dytë për vitin akademik 2024-2025: 

Kriteret e pranimit 2024-2025.pdf[Shkarko]

Për t’u pranuar në programet e studimit të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", kandidatët e huaj duhet të:

  • Jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm;
  • Plotësojnë kriterin e notës mesatare të shkollës së mesme të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 436, të dt. 03.06.2020 i ndryshuar me VKM Nr. 46 dt. 27.01.2021 të Republikës së Shqipërisë sipas së cilit nota mesatare për t’u pranuar në vitin akademik 2024-2025 duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se 6.5 (referuar sistemit arsimor shqiptar).
  • Rezultojnë fitues ne testimin e pranimit që zhvillohet pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri:

Për programet e studimit në Infermieristikë, Fizioterapi, Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare testimi i pranimit përfshin:

  • Testim me shkrim në gjuhën italiane, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në lëndët si Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi - 60 pikë;
  • Nota mesatare e përgjithshme e shkollës së mesme - 30 pikë;

Për programin e studimit në Arkitekturë, testimi i pranimit përfshin:

  • Testim me shkrim, në italisht, i organizuar në formë pyetjesh me alternativa, për të vlerësuar njohuritë e kulturës së përgjithshme të zotëruar nga kandidati– 30 pikë;
  • Notën mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme – 30 pikë.

Për programin e studimit në Farmaci kriteri i pranimit është nota mesatare e përgjithshme e shkollës së mesme – 30 pikë

*Në rast se numri i aplikimeve të kandidatëve e tejkalon numrin e vendeve në dispozicion, bëhet një testim me shkrim në italisht për të vlerësuar njohuritë e kandidatëve në Shkencat Natyrore.

Për programin e studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje renditja e kandidatëve do të kryhet duke u bazuar vetëm në mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme.

*Shënim: Kandidatët e huaj që nuk janë italianë do të kryejnë edhe testim mbi njohjen e gjuhës italiane.

Datat e testimeve të pranimit dhe procedurat përkatëse do të publikohen së shpejti në këtë faqe dhe në rrjetet tona sociale. Aplikimi kryhet online në portalin e universitetit: http://admissions.unizkm.al duke ngarkuar në mënyrë elektronike dokumentacionin e mëposhtëm (të skanuar në format pdf):

  1. Diplomë e shkollës së mesme (nëse e disponon);
  2. Certifikatë e Diplomës së shkollës së mesme me të dhënat përkatëse (provimi me shkrim, provimi me gojë, kreditet, pikët shtesë), që përbëjnë vlerësimin e përgjithshëm të Maturës Shtetërore. Në mungesë të certifikatës, mund të bashkëlidhet një vërtetim i vulosur dhe nënshkruar nga shkolla e mesme me vlerësimin e përgjithshëm të Maturës Shtetërore dhe rezultatet e detajuara (provim me shkrim, provim me gojë, etj). 
  3. Dëftesat e të gjitha viteve të shkollës së mesme;
  4. Kartë identiteti ose Pasaportë.

Kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre dokumentet e regjistrimit të përcaktuar në bandon e pranimit/thirrjen përkatëse për aplikim.

 

Për informacione orientuese ju lutem konsultoni njoftimet mbi kriteret dhe proçedurat e pranimit për shtetas të huaj BE ,viti akademik 2024-2025:

Bando Facoltà di Medicina cittadini UE A.A 2024- 2025.pdf

Bando Architettura cittadini stranieri A.A 2024- 2025.pdf

Bando Economia Aziendale cittadini stranieri A.A 2024- 2025.pdf

Bando Farmacia cittadini stranieri A.A 2024- 2025.pdf

 

Allegato A.pdf

Allegato B.pdf

 

Njehsimi i diplomave të huaja

Kandidatët fitues duhet të kryejnë procedurën e Njehsimit të diplomës së shkollës së mesme brenda afatit të përcaktuar në Bandon/njoftimin për aplikim. Regjistrimi si student i këtyre kandidatëve bëhet me rezervë, deri në përfundim të procedurës së Njehsimit të dokumentacionit shkollor të tyre pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) të Republikës së Shqipërisë. Për tu informuar për procedurën që duhet ndjekur, jeni të lutur të klikoni në linkun e mëposhtëm:  Njehsimi i diplomës së shkollës së mesme.

Na ndiqni