×

Regjistrim në vitin e parë

...


Për t'u njoftuar me e-mail mbi të rejat rreth procedurave të pranimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" mund të shprehni interesin tuaj duke plotësuar formularin që gjeni në linkun e mëposhtëm: Shprehje interesi

Për t’u pranuar në programet e studimit të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", kandidatët e huaj duhet të:

  • Jenë pajisur pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm;
  • Plotësojnë kriterin e notës mesatare të shkollës së mesme që përcaktohet çdo vit akademik me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM). Për vitin akademik 2021-2022, sipas VKM nr. 436, datë 03/06/2020 modifikuar me VKM nr.47 datë 27/01/2021, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se 6.5 (referuar sistemit arsimor shqiptar);
  • Nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht më shumë se një program studimi në të njëjtin vit akademik, në universite publike dhe/ose jopublike, shqiptare dhe/ose të huaja. 

Aplikimi kryhet online në portalin e universitetit: http://admissions.unizkm.al duke ngarkuar në mënyre elektronike dokumentacionin e mëposhtëm (të skanuar në format pdf):

  1. Diplomë e shkollës së mesme (nëse e disponon);
  2. Certifikatë e Diplomës së shkollës së mesme me të dhënat përkatëse (provimi me shkrim, provimi me gojë, kreditet, pikët shtesë), që përbëjnë vlerësimin e përgjithshëm të Maturës Shtetërore. Në mungesë të certifikatës, mund të bashkëlidhet një vërtetim i vulosur dhe nënshkruar nga shkolla e mesme me vlerësimin e përgjithshëm të Maturës Shtetërore dhe rezultatet e detajuara (provim me shkrim, provim me gojë, etj). 
  3. Dëftesat e të gjitha viteve të shkollës së mesme;
  4. Kartë identiteti ose Pasaportë.

Për më tepër informacion ju lutem konsultoni njoftimet e mëposhtme:

Kriteret dhe procedurat e pranimit për shtetas të huaj non-UE Fakulteti i Mjekësisë pdf

Shtojca A – Procedura e regjistrimit e kandidatëve të huaj të shpallur fitues për vitin akademik 2021-2022

336 Bandi di ammissione riservati ai cittadini stranieri NON-UE di Farmacia.pdf

335 Bandi di ammissione riservati ai cittadini stranieri NON -UE Economia.pdf

Njehsimi i diplomave të huaja.

Kandidatët fitues duhet të kryejnë procedurën e Njehsimit të diplomës së shkollës së mesme brenda afatit të përcaktuar në Bandon/thirrjen për aplikim. Regjistrimi si student i këtyre kandidatëve bëhet me rezervë, deri në përfundim të procedurës së Njehsimit të dokumentacionit shkollor të tyre pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) të Republikës së Shqipërisë. Për tu informuar për procedurën që duhet ndjekur, jeni të lutur të klikoni në linkun e mëposhtëm: 

Njehsimi i diplomës së shkollës së mesme. 

Procedurat e pranimit të kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të ciklit të dytë viti akademik 2021-2022.

 

 

 

Na ndiqni