×

Regjistrim në Vitin e Parë - AL

Procedurat e pranimit në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” . Regjistrim në Vitin e Parë


 

Për t'u njoftuar me e-mail mbi të rejat rreth procedurave të pranimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" jeni të lutur të plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm: Shprehje interesi

Procedurat e pranimit në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” (UKZKM) do të zhvillohen sipas afateve të përcaktuara në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Për t’u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në UKZKM kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave VKM nr. 436, dt. 03.06.2020 i ndryshuar me VKM Nr. 46 dt. 27.01.2021 të Republikës së Shqipërisë, sipas së cilit nota mesatare për t’u pranuar në vitin akademik 2025-2026 duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se 6.5

Kriteret e pranimit 2025-2026.pdf[Shkarko]

Hapat për të aplikuar në UKZKM:

  1. Plotësimi i formularit A1 (Matura 2025) ose A1Z (nëse keni përfunduar arsimin e mesëm përpara
    vitit 2024 -2025) pranë shkollës së mesme.

    Për informacione rreth plotësimit të formularit A1Z, kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit akademik 2024-2025 janë të lutur të drejtohen pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA):
    Adresa: Bulevardi "Zhan D'Ark", Nr.23 Tiranë, Shqipëri
    Faqja zyrtare e QSHA-së: http://qsha.gov.al/msh.html).
     
  2. Përzgjedhja e programit/eve të studimit ku dëshironi të regjistroheni në UKZKM ndër 10 preferencat tuaja në portalin U-Albania: https://ualbania.al/ në datat 29 korrik deri në 03 gusht 2025.

Shënim: Nëse nuk përzgjidhni programet e studimit të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" ndër preferencat tuaja në portalin U-Albania, nuk mund të regjistroheni në Universitetin tonë.

  1. Testimet e pranimit që zhvillohen pranë Universitetit Katolik “Zoja e Keshillit të Mirë. Kandidatët që përzgjedhin në portalin U-Albania programet e studimit në Mjekësi Anglisht, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieristikë, Fizioterapi kryejnë testimet e pranimit në datat e mëposhtme:

Program i studimit

Data

Ora

Mjekësi dhe Kirurgji Anglisht

 20 gusht 2025

 10:00

Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji)

 20 gusht 2025

 15:00

Fizioterapi

 21 gusht 2025  11:00

Infermieristikë

 21 gusht 2025

 11:00

 

Testimi i pranimit për degën Mjekësi dhe Kirurgji Anglisht përfshin:

  1. Testim me shkrim në gjuhën angleze, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në lëndët si Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi - 30 pikë;
  2. Testim mbi njohjen e gjuhës angleze - 20 pikë;
  3. Notën mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme/Mesatare me VKM (perfshire rezultatet e provimeve te Matures Shteterore)- 30 pikë;

 Testimi i pranimit për degët Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieristikë, Fizioterapi përfshin:

  1. Testim me shkrim në gjuhën italiane, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në lëndët si Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi - 30 pikë;
  2. Testim mbi njohjen e gjuhës italiane - 20 pikë;
  3. Notën mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme/Mesatare me VKM (perfshire rezultatet e provimeve te Matures Shteterore)- 30 pikë;

Ne baze te pikeve te grumbulluara nga testimi i pranimit behet edhe renditja e kandidateve ne listen e aplikanteve. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës.

Për programin e studimit në Arkitekturëtestimi i pranimit do të zhvillohet në datën 22 gusht 2025, ora 11:00 dhe përfshin:

  1. Testim me shkrim, në italisht, i organizuar në formë pyetjesh me alternativa, për të vlerësuar njohuritë e kulturës së përgjithshme të zotëruar nga kandidati– 30 pikë
  2. Notën mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme – 30 pikë.

Për programin e studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje dhe Farmaci renditja e kandidatëve do të kryhet duke u bazuar vetëm në mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme (mesatarja e VKM-së).

Për të marrë pjesë në testime për degën e Arkitekturës, Mjekësi, Fizioterapi, Infermieristikë dhe Odontoiatri dhe Protezë Dentare kandidatët duhet të:

  1. dërgojnë me e-mail në adresën elektronike: [email protected] kopjen e kartës së identitetit duke specifikuar atësinë, një nr. telefoni dhe programin/et e studimit për të cilën do të kryej testim pranimi pranë UKZKM;
  2. paguajnë tarifën e regjistrimit në testim prej 2.000 lekë si më poshtë:
    • pranë filialeve të Bankës Intesa SanPaolo në llogarinë me këto të dhëna:
      Përfituesi: Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë (Universiteti Katolik)
      1. IBAN AL60208112040000030694935302 për pagesat në Euro
      2. IBAN AL06208112040000030694935304 për pagesat në Lekë.

Ju lutemi të specifikoni në Urdhërpagesë emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe programin e studimit për të cilin po kryeni pagesën. Ditën e testimit duhet të paraqisni kopje të mandat-pagesës duke qënë se koha e mbërritjes së pagesave është e kufizuar.

  • pranë Zyrës së Pranimeve të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", e disponueshme nga e hëna në të premte, nga ora 08:00-16:30.

Regjistrimi

Në datat 29 gusht deri në 11 shtator 2025 (periudhë është e ndarë në 7 faza 48-orëshe), kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar pranë Sekretarinë Mësimore përkatëse dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Mandatpagesë nga Banka për shlyerjen e këstit të parë ose të këstit të plotë të tarifës vjetore1 të studimit (Urdhërpagesa për t’u paraqitur në bankë shkarkohet nga portali studenti: portal.unizkm.al, zëri “Tariffe”); 
  • Kopje të njehsuar më origjinalin të diplomës së maturës shtetërore/ dëftesës së pjekurisë ose të një diplome studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar nga QSHA, së bashku me certifikatën përkatese të notave;
  • Raport mjeko-ligjor që vërteton aftësinë për të ndjekur studimet;
  • Vërtetim banimi;
  • Certifikatë familjare;
  • Fotokopje e një dokumenti identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Certifikatë e mbrojtjes së gjuhës së huaj bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor” dhe në Udhëzimet perkatese të MAS (për programet e studimit në Mjekësi dhe Kirurgji dhe Odontoiatri e Proteza Dentare nëse kandidati e disponon);
  • Dy fotografi, format dokumenti.

1Në rastet kur kandidati plotëson kushtet e parashikuara në Rregulloren e Tarifave për përfitimin e bursës vjetore, detyrimi i tij do të jetë në përputhje me tarifën e mbetur

Criteri e procedure di ammissione per i candidati con disabilità e/o con disturbi specifici di apprendimento

Procedurat e pranimit të kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci 

Procedurat e pranimit të kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci - Mjekësi Anglisht

Admission Criteria and Procedures reserved to Albanian Citizens with an Upper Secondary Education Diploma obtained abroad applying to the Medicine and Surgery course in English, Faculty of Medicine

Bando raundi 1 Ekonomi Ndërmarrjeje A.A 2025 - 2026.pdf

Bando raundi 1 Arkitektura V.A 2025 - 2026.pdf

Bando raundi 1 Farmacia V.A 2025 - 2026.pdf

Bando raundi 1 Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fizioterapi, Infermieristikë V.A 2025 - 2026.pdf

Bando raundi 1 Mjekësia V.A 2025 - 2026.pdf

 

Na ndiqni