Për t'u njoftuar me e-mail mbi të rejat rreth procedurave të pranimit në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" jeni të lutur të plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm: Shprehje interesi
Procedurat e pranimit në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” (UKZKM) do të zhvillohen sipas afateve të përcaktuara në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Për t’u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në UKZKM kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave VKM nr. 436, dt. 03.06.2020 i ndryshuar me VKM Nr. 46 dt. 27.01.2021 të Republikës së Shqipërisë, sipas së cilit nota mesatare për t’u pranuar në vitin akademik 2024-2025 duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se 6.5
Kriteret e pranimit 2024-2025.pdf[Shkarko]
Hapat për të aplikuar në UKZKM:
- Plotësimi i formularit A1 (Matura 2024) ose A1Z (nëse keni përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit 2023 -2024) pranë shkollës së mesme.
Për informacione rreth plotësimit të formularit A1Z, kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm përpara vitit akademik 2022-2023 janë të lutur të drejtohen pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA):
Adresa: Bulevardi "Zhan D'Ark", Nr.23 Tiranë, Shqipëri
Faqja zyrtare e QSHA-së: http://qsha.gov.al/msh.html).
- Përzgjedhja e programit/eve të studimit ku dëshironi të regjistroheni në UKZKM ndër 10 preferencat tuaja në portalin U-Albania: https://ualbania.al/ në datat 30 korrik deri në 04 gusht 2024.
Shënim: Nëse nuk përzgjidhni programet e studimit të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" ndër preferencat tuaja në portalin U-Albania, nuk mund të regjistroheni në Universitetin tonë.
- Testimet e pranimit që zhvillohen pranë Universitetit Katolik “Zoja e Keshillit të Mirë. Kandidatët që përzgjedhin në portalin U-Albania programet e studimit në Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieristikë, Fizioterapi kryejnë testimet e pranimit në datat e mëposhtme:
Program i studimit |
Data |
Ora |
Mjekësi dhe Kirurgji Anglisht |
21 gusht 2024 |
10:00 |
Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji) |
21 gusht 2024 |
15:00 |
Fizioterapi |
22 gusht 2024 |
11:00 |
Infermieristikë |
22 gusht 2024 |
11:00 |
Testimi i pranimit për degën Mjekësi dhe Kirurgji Anglisht përfshin:
- Testim me shkrim në gjuhën angleze, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në lëndët si Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi - 30 pikë;
- Testim mbi njohjen e gjuhës angleze - 20 pikë;
- Notën mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme/Mesatare me VKM (perfshire rezultatet e provimeve te Matures Shteterore)- 30 pikë;
Testimi i pranimit për degët Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieristikë, Fizioterapi përfshin:
- Testim me shkrim në gjuhën italiane, mbi njohuri të përgjithshme të fituara gjatë shkollës së mesme në lëndët si Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi - 30 pikë;
- Testim mbi njohjen e gjuhës italiane - 20 pikë;
- Notën mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme/Mesatare me VKM (perfshire rezultatet e provimeve te Matures Shteterore)- 30 pikë;
Ne baze te pikeve te grumbulluara nga testimi i pranimit behet edhe renditja e kandidateve ne listen e aplikanteve. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës.
Për programin e studimit në Arkitekturë, testimi i pranimit do të zhvillohet në datën 20 gusht 2024, ora 11:00 dhe përfshin:
- Testim me shkrim, në italisht, i organizuar në formë pyetjesh me alternativa, për të vlerësuar njohuritë e kulturës së përgjithshme të zotëruar nga kandidati– 30 pikë
- Notën mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme – 30 pikë.
Për programin e studimit në Ekonomi Ndërmarrjeje dhe Farmaci renditja e kandidatëve do të kryhet duke u bazuar vetëm në mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme (mesatarja e VKM-së).
Për të marrë pjesë në testime për degën e Arkitekturës, Mjekësi, Fizioterapi, Infermieristikë dhe Odontoiatri dhe Protezë Dentare nga data 08 gusht deri në 16 gusht 2024 , ora 16:30, kandidatët duhet të:
- dërgojnë me e-mail në adresën elektronike: [email protected] kopjen e kartës së identitetit duke specifikuar atësinë, një nr. telefoni dhe programin/et e studimit për të cilën do të kryej testim pranimi pranë UKZKM;
- paguajnë tarifën e regjistrimit në testim prej 2.000 lekë si më poshtë:
- pranë filialeve të Bankës Intesa SanPaolo në llogarinë me këto të dhëna:
Përfituesi: Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë (Universiteti Katolik)- IBAN AL60208112040000030694935302 për pagesat në Euro;
- IBAN AL06208112040000030694935304 për pagesat në Lekë.
Ju lutemi të specifikoni në Urdhërpagesë emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe programin e studimit për të cilin po kryeni pagesën. Ditën e testimit duhet të paraqisni kopje të mandat-pagesës duke qënë se koha e mbërritjes së pagesave është e kufizuar.
- pranë Zyrës së Pranimeve të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", e disponueshme nga e hëna në të premte, nga ora 08:00-16:30.
Regjistrimi
Në datat 30 gusht deri në 13 shtator 2024 (periudhë është e ndarë në 7 faza 48-orëshe), kandidatët kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar pranë Sekretarinë Mësimore përkatëse dokumentacionin e mëposhtëm:
- Mandatpagesë nga Banka për shlyerjen e këstit të parë ose të këstit të plotë të tarifës vjetore[1] të studimit (Urdhërpagesa për t’u paraqitur në bankë shkarkohet nga portali studenti: portal.unizkm.al, zëri “Tariffe”);
- Kopje të njehsuar më origjinalin të diplomës së maturës shtetërore/ dëftesës së pjekurisë ose të një diplome studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar nga QSHA, së bashku me certifikatën përkatese të notave;
- Raport mjeko-ligjor që vërteton aftësinë për të ndjekur studimet;
- Vërtetim banimi;
- Certifikatë familjare;
- Fotokopje e një dokumenti identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti ose pasaportë);
- Certifikatë e mbrojtjes së gjuhës së huaj bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor” dhe në Udhëzimet perkatese të MAS (për programet e studimit në Mjekësi dhe Kirurgji dhe Odontoiatri e Proteza Dentare nëse kandidati e disponon);
- Dy fotografi, format dokumenti.
Në rastet kur kandidati plotëson kushtet e parashikuara në Rregulloren e Tarifave për përfitimin e bursës vjetore, detyrimi i tij do të jetë në përputhje me tarifën e mbetur
Bando raundi 1 Ekonomi Ndërmarrjeje A.A 2024 - 2025.pdf
Bando raundi 1 Arkitektura V.A 2024 - 2025.pdf
Bando raundi 1 Farmacia V.A 2024 - 2025.pdf
Bando raundi 1 Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fizioterapi, Infermieristikë V.A 2024 - 2025.pdf
Bando raundi 1 Mjekësia V.A 2024 - 2025.pdf
Bando ammissione albanesi diploma estero raundi 2 A.A 2024-2025.pdf
Bando raundi 2 Ekonomi Ndërmarrjeje A.A 2024 - 2025.pdf
Bando raundi 2 Arkitektura V.A 2024 - 2025.pdf
Bando raundi 2 Farmacia V.A 2024 - 2025.pdf
Bando raundi 2 Mjekësia V.A 2024 - 2025.pdf
Bando raundi 2 Mjekësia programi anglisht V.A 2024 - 2025.pdf