CESPIC në bashkëpunim me Confronti organizuan tryezën e rrumbullaket “Religions, Coexistence and Peace”, më datë 17 shtator 2020
----------
CESPIC në bashkëpunim me Confronti organizuan tryezën e rrumbullaket “Religions, Coexistence and Peace””, në kuadër të edicionit të 5-të të Shkollës Verore “Roots of War and Establishment of a Lasting Peace”. Tryeza e rrumbullakët u mbajt më 17 shtator 2020 dhe kishte për qëllim të trajtonte marrëdhënien komplekse midis bashkëjetesës së feve dhe vendosjes së një paqeje të qëndrueshme. Kjo temë duket të jetë veçanërisht e rëndësishme për Ballkanin. Në veçanti, tema është në përputhje me një nga tre shtyllat konceptuale të qasjes së CESPIC ndaj Paqes: Paqja “nga brenda”, përkatësisht mikro-themelet e Paqes brenda shoqërive.
Tryeza u hap me fjalët e mirëseardhjes së Atë Daniele Bertoldi, President i Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe SH.T. Fabrizio Bucci, Ambasador i Italisë në Shqipëri.
Relatorët:
Prof. Raul Caruso, Drejtor i CESPIC
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Prof.Paolo Naso
Universiteti i Romes “Sapienza”
Prof. Emanuela Claudia Del Re
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë
Eventi u drejtua nga Z. Claudio Paravati, Drejtor i Confronti
Ky event konsiderohet si vazhdimësia e një sërë eventesh që CESPIC ka organizuar tashmë në të kaluarën:
Identity, Religions; Policies
https://www.unizkm.al/posts/slug/identity-religions-and-policies/
Diversity, Coexistence ; Policy Making
https://www.unizkm.al/posts/slug/diversita-coesistenza-e-policy-making/Foto: Lasciare foto esistenti
Eventin mund ta ndiqni edhe në kanalin tonë në YouTube, nëse jeni të interesuar, ju lutemi klikoni linkum e mëposhtme
https://www.youtube.com/watch?v=n8JntTUbW5g&list=PLI8Y9uKhF2OUKNG29Hjt1lrxwjdJWapZR&index=