×

Rektori

Bordi Drejtues i Fondacionit Zoja e Kёshillit tё Mirё, i cili u mblodh më 14 mars 2023, vendosi njëzëri të emërojë Prof. Leonardo Palombi si Rektor i Universitetit Katolik të Zotit të Mirë për periudhën katërvjeçare 2022/23-2025/ 26.


Prof. Leonardo Palombi

Jam profesor i lëndës Higjienë, Shëndet Publik dhe Epidemiologji në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë të Universitetit “Tor Vergata” të Romës. Në këtë Universitet kam dhënë kontributin tim si Drejtor Departamenti, Anëtar i Senatit, Drejtor i Programit të Specializimit në Higjienë dhe Mjekësi Parandaluese, Koordinator i Doktoratës në Infermieri dhe Shëndet Publik, Drejtues i programit të studimit në Shkencat e Parandalimit. Prej shumë vitesh jam i përfshirë në ndërhyrjet humanitare, emergjente dhe zhvillimore, duke filluar nga Shqipëria e viteve '90. Më pas, në Afrikën Sub-Sahariane, kam qenë pjesë aktive në luftën kundër tuberkulozit fillimisht në Guinea Bissau, dhe më pas kundër SIDA-s në Mozambik dhe shumë vende të tjera me Komunitetin e Sant'Egidio-s, të cilit iu bashkova që në moshë të re. Kam punuar në Irak, në Rajonin e Kurdistanit dhe kohët e fundit jam përfshirë me refugjatët Rohingya në Bangladesh. Pasioni humanitar është shoqëruar me kërkimin shkencor mbi të njëjtat tema: kequshqyerja tek fëmijët, pandemitë e mëdha, sistemet e informacionit në shëndetin publik, gatishmëria kundër fatkeqësive natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu, pritja e refugjatëve dhe personave të zhvendosur, plakja dhe sistemet e ofrimit të kujdesit.

Jam thellësisht i bindur se miqësia dhe solidariteti, studimi dhe kërkimi shkencor janë mjete të dobishme për të trajnuar "imagjinatën alternative" të krishterë të aftë për të trajtuar çdo problem dhe për të përmirësuar të ardhmen tonë. Do të doja ta ndaja këtë vizion timin me brezat e rinj dhe pedagogët e Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Na ndiqni