CESPIC organizon të martën më 26 nëntor 2019, takimin e titulluar: ‘Sustainability: Evidence and Policy-Making’ në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Në këtë aktivitet do të analizohen risitë mbi konceptet e ekonomisë së gjelbër, qëndrueshmërisë, dhe inovacionit në mjedis. Do të referojnë rreth temës Prof. Claudia Ghisetti nga Universiteti Katolik “Sacro Cuore” i Milanos dhe Prof. Giovanni Marin nga Universiteti i Urbinos. Ata janë të dy ekonomistë, të cilët për vite me radhë kanë fokusuar studimet e tyre mbi qëndrueshmërinë dhe disiplinën e ekonomisë mjedisore. Në fakt fjala e tyre do të përmbajë një shpjegim gjithëpërfshirës të bazuar në prova mbi shtyllat e ekonomisë së qëndrueshme dhe implikimet për hartimin e politikave. Gjithashtu, Zamir Dedej Drejtori i Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, do të trajtojë temën do të na ndihmojë të kuptojmë politikat mjedisore të ministrisë shqiptare dhe planin për të ardhmen në këtë fushë. Në përfundim, Dr. Silvia Minotti, administratore e GREEN RECYCLING Sh.p.k., do të marrë pjesë në takim për t’i ofruar audiencës njohuri nga përvoja e saj sipërmarrëse
DO TË PËRSHËNDESIN TAKIMIN
Prof. Bruno GIARDINA
Rektor i Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Moderuar nga:
Prof. Raul CARUSO
Drejtor i CESPIC, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Folës:
Prof. Claudia GHISETTI, Universiteti Katolik “Sacro Cuore”
Qëndrueshmëria: Fakte, regulation and economic returns
Prof.Giovanni MARIN, Universiteti i Urbinos
Investimet e huaja direkte dhe zhvillimi i qëndrueshëm: ikje nga rregullimi apo përhapje e praktikave të mira?
Zamir DEDEJ, Drejtori i Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit
Politikat mjedisore në Shqipëri drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Dr. Silvia Minotti, administratore e GREEN RECYCLING Sh.p.k.
Moving towards a more circular economy in Albania: the experience of a waste recovery company