×

Sustainability: Evidence and Policy-Making

CESPIC organizoi të martën më 26 nëntor 2019, takimin e titulluar: ‘Sustainability: Evidence and Policy-Making’ në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë.


CESPIC organizoi të martën më 26 nëntor 2019, takimin e titulluar: “Sustainability: Evidence and Policy-Making” në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Në këtë aktivitet u analizuan risitë mbi konceptet e ekonomisë së gjelbër, qëndrueshmërisë, dhe inovacionit në mjedis. Referuan rreth temës Prof. Claudia Ghisetti nga Universiteti Katolik “Sacro Cuore” i Milanos dhe Prof. Giovanni Marin nga Universiteti i Urbinos. Ata janë të dy ekonomistë, të cilët për vite me radhë kanë fokusuar studimet e tyre mbi qëndrueshmërinë dhe disiplinën e ekonomisë mjedisore. Në fakt fjala e tyre permbante një shpjegim gjithëpërfshirës të bazuar në prova mbi shtyllat e ekonomisë së qëndrueshme dhe implikimet për hartimin e politikave. Gjithashtu, Z. Zamir Dedej Drejtori i Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, na ndihmoi të kuptojmë politikat mjedisore të ministrisë shqiptare dhe planin për të ardhmen në këtë fushë. Në përfundim, Znj. Silvia Minotti, administratore e GREEN RECYCLING Sh.p.k., mori pjesë në takim për t’i ofruar audiencës njohuri nga përvoja e saj sipërmarrëse.

Përshëndetjet:

Prof. Bruno GIARDINA

Rektor i Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Moderuar nga:

Prof. Raul CARUSO

Drejtor i CESPIC, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

 

Relatorët:

Prof. Claudia GHISETTI, Universiteti Katolik “Sacro Cuore”

Qëndrueshmëria: Fakte, regulation and economic returns

Prof.Giovanni MARIN, Universiteti i Urbinos

Investimet e huaja direkte dhe zhvillimi i qëndrueshëm: ikje nga rregullimi apo përhapje e praktikave të mira?

Z. Zamir DEDEJ, Drejtori i Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit

Politikat mjedisore në Shqipëri drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Znj. Silvia Minotti, Administrator e GREEN RECYCLING Sh.p.k.

Moving towards a more circular economy in Albania: the experience of a waste recovery company


 


Follow us