Sipas ligjit Nr. 108/2013 “PËR TË HUAJT”, Neni 52 (Leja e qëndrimit për studentë dhe nxënës shkolle) pika 4 dhe 5.
4. I huaji i pajisur me leje qëndrimi si student, pas vitit të parë të studimeve, jashtë kohës së tij të studimit, në bazë të lejes përkatëse të punës, ka të drejtë të punësohet dhe mund t’i jepet e drejta e ushtrimit të aktivitetit të vetëpunësimit, duke respektuar limitin maksimal 20 orë në javë, ose ekuivalenti me ditë ose muaj në vit. Përjashtohen nga detyrimi i lejes së punës shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian dhe zonës Schengen.
5. Gjatë periudhës së studimeve, leja e qëndrimit për studentin nuk mund të zëvendësohet në leje qëndrimi për motiv punësimi. Pas përfundimit të studimeve, i huaji, nëse pajiset me leje pune, ndërsa shtetasit e Bashkimit Europian nëse regjistrohen në një zyrë punësimi në bazë të një kontrate pune, mund të ripërtërijnë lejen e qëndrimit për motive punësimi. Koha e qëndrimit për motive studimi llogaritet sa gjysma e saj.
Për informacione të përditësuara, jeni të lutur të kontaktoni Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.