×

Transferimi i studimeve-NON UE

Afatet për të aplikuar për transferim studimesh në vitin akademik 2024-2025 përcaktohen në Urdhrin e përbashkët QSHA-RASH. Në vijim UKZKM publikon në faqen zyrtare të web-it Rregulloren e procedurave të transferimit të studimeve, ku përfshihen informacione të detajuara mbi kriteret dhe procedurat e transferimit të studimeve në programet e studimit të UKZKM.


Transferimi i studimeve në programet e studimit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” mund të kryhet nga programe studimi të të njëjtit cikël dhe lloj, nga Universitete publike vendase apo të huaja e nga Universitete private të liçensuara dhe të akredituara në vendet e origjinës për programin përkatës të studimit në momentin e aplikimit pë transferim.

Në programet e studimit të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, transferimi i studimeve u lejohet studentëve që vijnë nga programe studimi të të njëjtit cikël edhe lloj dhe të së njëjtës fushë studimi të universiteteve publike shqiptare dhe universiteteve publike dhe private të huaja të licensuara dhe të akredituara në vendet e origjinës në momentin e aplikimit për transferim.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 436, të datës 03.06.2020, e ndryshuar me VKM nr.46 të datës 27/01/2021 të Republikës së Shqipërisë, në rastet e transferimit të studimeve në Universitetin tonë, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me VKM përkatëse të vitit akademik që studenti është pranuar në institucionin e arsimit të lartë, duke filluar nga viti akademik 2016-2017.

Si të aplikoni?

Afatet për të aplikuar për transferim studimesh në vitin akademik 2024-2025 përcaktohen në Urdhrin e përbashkët QSHA-RASH. Në vijim UKZKM publikon në faqen zyrtare të web-it Rregulloren e procedurave të transferimit të studimeve, ku përfshihen informacione të detajuara mbi kriteret dhe procedurat e transferimit të studimeve në programet e studimit të UKZKM. Aplikimi për transferimin e studimeve kryhet on-line në portalin e universitetit: http://admissions.unizkm.al/#/, zëri “Transferimi i studimeve” duke ngarkuar në mënyre elektronike (të skanuara në format pdf) dokumentacionin e përcaktuar në Rregulloren përkatëse. 

Sipas Urdhrit të përbashkët nr. 112, datë 05.07.2024 dhe nr.124 dt. 05.08.2024 të QSHA-RASH dhe Udhezimit nr. 12 dt. 30.06.2023, kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për transferim të studimeve në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë të UKZKM nga data 02 shtator deri në datën 13 shtator 2024.

Për informacione orientuese ju lutem konsultoni procedurat e transferimit të studimeve të vitit akademik 2024-2025 në link-et e mëposhtme:

Decreto n.12, data 26/08/2021 pdf

Njehsimi i diplomave të huaja

Kandidatët fitues duhet të kryejnë procedurën e Njehsimit të diplomës së shkollës së mesme brenda afatit të përcaktuar në Rregullore. Regjistrimi si student i këtyre kandidatëve bëhet me rezervë, deri në përfundim të procedurës së Njehsimit të dokumentacionit shkollor të tyre pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) të Republikës së Shqipërisë. Për tu informuar për procedurën që duhet ndjekur, jeni të lutur të klikoni në linkun e mëposhtëm: Njehsimi i diplomës së shkollës së mesme.

Na ndiqni