×

Kanceri i qafës së mitrës dhe vaksinimi kundër HPV-së: një studim domethënës në Shqipëri

Vaksina katërvalente kundër HPV (Human Papillomavirus) së fundmi është bërë pjesë e Programit Kombëtar të Vaksinimit në Shqipëri, duke shënuar një avancim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të lidhura me HPV.


Vaksina katërvalente kundër HPV (Human Papillomavirus) së fundmi është bërë pjesë e Programit Kombëtar të Vaksinimit në Shqipëri, duke shënuar një avancim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të lidhura me HPV. Në këtë kontekst, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj artikullin, mes të parëve të llojit të tij zhvilluar në Shqipëri, i publikuar së fundmi me titull "Kanceri i qafës së mitrës dhe vaksinimi kundër HPV: vlerësimi i njohurive, qëndrimeve dhe praktikave të grave shqiptare " nën autorësinë e pedagogëve të Departamentit të Teknologjive Kimiko-Farmaceutike dhe Biomolekulare pranë Fakultetit të Farmacisë, Eftiola Pojani, Silvi Bozo, Elena Capparelli dhe Bianka Hoxha. Ky studim paraqet rezultate të rëndësishme të cilat do të ndihmojnë në përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar vaksinimin kundër HPV-së në komunitetin tonë. Për më shumë detaje, ju ftojmë të konsultoni adresën e web-it të artikullit të publikuar: https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S2590136224001670  


Na ndiqni