Qendra Kërkimore për Shkenca Humane (CRISU), pjesë e Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", më 27 maj 2022, në Aula Magna organizoi Konferencën: Ukraine_Europe_2022: një tjetër "masakër e padobishme".
Konferenca, e moderuar nga Atë Appolinaire Anguisa Metogo, Drejtor i Qendrës Kërkimore, ishte një sukses i madh dhe me ndikim social. Kjo ngjarje pati mbështetjen e madhe të Atë Jerome Ndo Mih, President i Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Ndër të ftuarit specialë që dhanë një mesazh paqeje dhe solidariteti në fillim të aktivitetit ishin Znj. Albana Tole, Zv. Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë; Z.Andi Seferi, Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Znj.Giorgia Zilio, Koordinatore e programit Sanità di Frontiera Albania.
Prania e Ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, Z. Volodymyr, Shkurov në këtë ngjarje të rëndësishme ishte një nder i veçantë për universitetin dhe u mirëprit nga të gjithë.
Në pjesën e dytë, Qendra Kërkimore për Shkenca Humane (CRISU), përmes reflektimeve dhe analizave të studiuesve dhe ekspertëve si Doktor i Përgjithshëm Gabriele Lupini, Prof. Raul Caruso, Dr. Daniele Frigeri dhe Prof.Tritan Shehu ngriti në diskutime mbi dramën e luftës në Ukrainë, duke u fokusuar në përvojën njerëzore të luftës dhe pasojat psiko-sociale të kësaj tragjedie humanitare.
Kjo Konferencë ishte eventi i dytë i organizuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” për dramën e Ukrainës që nga fillimi i konfliktit.