×

Zyra e Projekteve Formuese e Kërkimore

Objektivi kryesor i Zyrës së projekteve formuese e kërkimore, është promovimi dhe nxitja e pjesëmarrjes së Universitetit në projektet formuese e kërkimore të financuara në nivel kombëtar, rajonal, evropian dhe ndërkombëtar, në përputhje me strategjitë institucionale.


Objektivi kryesor i Zyrës së projekteve formuese e kërkimore, është promovimi dhe nxitja e pjesëmarrjes së Universitetit në projektet formuese e kërkimore të financuara në nivel kombëtar, rajonal, evropian dhe ndërkombëtar, në përputhje me strategjitë institucionale.


Në përgjithësi, Zyra:


- Studion, përditësohet, identifikon skemat e financimit të programeve formuese e kërkimore në nivel kombëtar, rajonal, evropian dhe ndërkombëtar, si edhe thirrjet për projekt propozime dhe partneritetet e mundshme;
- Informon të gjitha strukturat e Universitetit, personelin dhe studentët për programet e ndryshme dhe thirrjet për projekte formuese e kërkimore, si edhe për modalitetet përkatëse të pjesëmarrjes;
- Ndihmon/orienton/ofron mbështetje gjatë fazës së përgatitjes dhe prezantimit të projekt propozimeve;
- Ndihmon/orienton/ofron mbështetje për menaxhimin, monitorimin, zbatimin, raportimin, informimin, shpërndarjen e informacionit dhe eventet e projekteve fituese në bashkëpunim me zyrat e tjera kompetente të Universitetit;
- U komunikon/transmeton  të dhëna të autorizuara dhe raporte mbi projektet,  Rektoratit, Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit dhe Agjencive të saj;
- Mban marrëdhëniet dhe menaxhon marrëveshjet me universitetet partnere në fushën e International Credit Mobility në kuadër të Programit Erasmus Plus dhe mobilitetet e parashikuara në marrëveshjet specifike me universitetet partnere; përgatit projekt propozime në bashkëpunim me koordinatorët Erasmus për çdo Fakultet / program studimi; organizon sesione informimi për studentët dhe stafin; përgatit thirrjet për aplikim; përgatit rregulloret e mobilitetit dhe modulistikën; siguron informacion, asistencë dhe follow up për studentët dhe stafin në hyrje e dalje, si përpara, ashtu edhe gjatë dhe pas mobilitetit.

 

Kontaktet e Zyrës

Email: [email protected]; [email protected] 

Tel: 00355 4 2273290

Adresa: Godina kryesore, kati i 3o –Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"

Përgjegjëse: Laura Yzeiraj

Orari: 8:30 – 17:00

 

Na ndiqni