Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Terapia farmakologjike, trajtimi fizioterapeutik dhe benefitet e rehabilitimit me hidroterapi tek fëmijët me paralizë cerebrale infantile” financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, si pjesë e bashkëpunimit dy-palësh ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, në fushën e arsimit dhe shkencës, stafi i Universitetit “Fehmi Agani”, Gjakovë vizitoi Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë.
Presidenti i Fondacionit “Zoja e e Këshillit të Mirë”, Fr. Ruggero Valentini mikëpriti anëtarët e projektit Prof. Ass. Arben Boshnjaku, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri, Prof. Asoc. Malvina Hoxha, PhD Enkeleda Gjini dhe PhD Emanuela Prendi. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunime të metejshme midis dy insitucioneve.
Studentët e Kursit të Infermieristikës u njohën me temat e mëposhtme: “Transition Leadership” (Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri), “Sistemi shëndetësor në Kosovë” (Prof. Dr. Haxhi Kamberi).
Gjatë vizitës në Universitet stafi i projektit zhvilloi takim dhe me Prof. Asoc. Fabian Cenko, Drejtor Shëndetësor i Spitalit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" ku u diskutua në lidhje me mundësi të reja bashkëpunimi për ndihmesën e pacienteve me paralizë cerebrale infantile. Koordinatorët e projektit Prof. Assoc Malvina Hoxha (pala shqiptare) dhe Prof. Ass. Arben Boshnjaku (pala kosovare) diskutuan lidhur me studimet e ardhshme mbi terapinë farmakologjike dhe rehabilitimin e pacientëve me paralizë cerebrale infantile.