Xheni Voloti kreu studimet universitare në UKZKM në periudhën 2009-2015 në degën "Mjekësi dhe Kirurgji". Aktualisht është duke ndjekur vitin e dytë të specializimit në Kardiologji në kampusin Benjamin Franklin-Charité në Berlin, ku fillimisht kreu studimet e doktoratës. Punimet e projektit të doktoratës i zhvilloi në laboratorin e të njëjtit repart në fushën e rimodelimit kardiak.
Momentalisht është gjithashtu edhe kërkuese shkencore klinike dhe anëtare e projektit BeLOVE në Institutin e Shëndetit në Berlin (BIH), i fokusuar në kerkimin shkencor translacional.
Xheni Voloti është anëtare e Dhomës së Mjekëve në Berlin si dhe e Shoqatës Gjermane së Kardiologjisë.