×

Zyra e Burimeve Njerëzore

Zyra e Personelit vepron si një lidhje ndërmjet personelit dhe drejtuesve, duke siguruar konsistencën e funksionimit të saj me objektivat strategjikë të Institucionit.


Zyra e Personelit vepron si një lidhje ndërmjet personelit dhe drejtuesve, duke siguruar konsistencën e funksionimit të saj me objektivat strategjikë të Institucionit.

Zyra e Personelit kryen veprimtarite  e poshtëshënuara: 

  • Bashkërendon të gjitha proceset relative të personelit: Planifikim dhe rekrutim të personelit në bashkëpunim me zyrat respektive (kërkon, seleksionon dhe përfshin), menaxhim dhe zhvillim të personelit (formim të vazhdueshëm, vlerësim, ndjekjen e karrierës, politikat e pagesës, aspekte administrative dhe komunikimin me punonjësit) deri në dorëheqjen e punonjësit, duke operuar në koherencë me objektivat strategjik të Institucionit;
  • Ndjek procedurën ligjore për realizimin e specializimeve, kualifikimeve, studimeve pas universitare të personelit akademik e shkencor brenda dhe jashtë vendit dhe mban dokumentacionin perkatës;
  • Mban të gjithë dokumentacionin e rregullt mbi të dhënat biografike, mbi kualifikimet në vazhdim të personelit në bazë të të cilave kryen studime dhe bën propozime për të siguruar burime njerëzore në Fondacion;
  • Përgatit dhe menaxhon të gjithë dokumentacionin në lidhje me marrëdhënien e punës (punësim, transferim, ndërprerje, mbarim);

Kontaktet e Zyrës

Email:  [email protected]
Tel.: 00355 4 2273290
Adresa: Godina Qendrore – Universiteti Katolik  “Zoja e Këshillit të Mirë”
Përgjegjëse: Elsa Dedndreaj
Orari i punës: E Hënë- e Premte, ora 08:30 – 17:00
 

Na ndiqni