Programi i Studimit Bachelor në infermieri ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh akademike, që ndahen në 6 semestra studimi dhe që parashikojnë marrjen e 180 krediteve universitare (ECTS). Frekuentimi i mësimit dhe i praktikave klinike është i detyrueshëm në masën 75% për çdo lëndë dhe në të gjitha vitet, mësimdhënia zhvillohet kryesisht në italisht nga profesorë italianë dhe nga profesorë shqiptarë.
Objektivi themelor i programit të studimit Bachelor në Infermieri, është përgatitja teorike dhe praktike e infermierëve të ardhshëm. Leksionet zhvillohen me ndihmën e materialeve mësimore moderne dhe me mjete telematike dhe audiovizive të përparuara.
Studentët zhvillojnë aktivitete të profesionalizuara duke praktikuar teknika simulimi mbi manekinë dhe duke përdorur shërbime të tjera didaktike dhe elektromjekësore. Programi i Studimit në Infermieri zhvillohet paralelisht si në selinë qendrore të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, ashtu edhe pranë filialit të universitetit në Elbasan.
Studentët në përfundim të Programit të Studimit marrin Diplomë në Infermieri, të lëshuar në formë të përbashkët nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë dhe Universiteti “Tor Vergata” i Romës, e njohur në Shqipëri, Itali si dhe në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Vendndodhja
ShqiperiKohëzgjatja e Programit të Studimit
3Niveli i studimit
Bachelor ( cikli i pare)Shkolla
Fakulteti i MjekësisëFusha(t) e Studimit
Shkenca Biomjekësore
Infermieri është një profesionist që merret me asistencën infermieristike, kuruese, qetësuese dhe rehabilituese ndaj pacientëve. Ai merr pjesë në përcaktimin e nevojave shëndetësore, planifikon, administron dhe vlerëson ndërhyrjen asistenciale, garanton zbatimin e saktë të udhëzimeve mjekësore diagnostikuese dhe kuruese. Infermieri ndihmon në kërkimin shkencor, në formimin universitar dhe në atë të personelit ndihmës, dhe pas diplomimit mund të specializohet në fusha të ndryshme ose të frekuentojë mastera profesionalë ose masterin shkencor, etj.
Tarifa vjetore – 2,350.00 euro
Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2023-2024 , në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:
- 15% të gjithë tarifës vjetore për programin e studimit në Infermieri, kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 - 9.99, dhe
- 30% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00.-
Tarifa e mësipërme përbën tarifën e plotë vjetore dhe studenti nuk paguan asnjë pagese shtesë në rastet kur duhet të mbrojë dhe/ose përsërisë provimin.