×

Master i Shkencave në Farmaci

Përshkrimi i Programit të Studimit

Konferencë me temë: “Sektori farmaceutik në Shqipëri, situata aktuale dhe perspektivat për të ardhmen.”

Programi i Studimit Master i Shkencave në Farmaci (DIND), ka një kohëzgjatje prej 5 vitesh akademike në përfundim të së cilës parashikohet përftimi i 300 krediteve universitare (ECTS).
Masteri i Shkencave në Farmaci zhvillohet si program i përbashkët studimi me Universitetin e Studimeve të Barit “Aldo Moro’’.

Ky program studimi ka si qëllim përvetësimin dhe thellimin e njohurive të fushës në shkallën më të lartë. Me anë të praktikave laboratorike e materialeve bashkëkohore të studimit, studentëve u ofrohet mundësia të përvetësojnë plotësisht si nga leksionet në auditorë, ashtu edhe nga praktikat mësimore.

Frekuenca e lëndëve është e detyruar në masën 67% (2/3 e orëve mësimore për çdo lëndë).  Leksionet zhvillohen në gjuhën italiane nga profesorë italianë të Unversitetit partner si edhe nga stafi i departamenteve të Fakultetit të Farmacisë. Në vitin e pestë të studimeve, studentët kryejnë një praktikë profesionale 6 mujore, të ndarë midis Shqipërisë dhe Italisë, në farmacitë e rrjetit të hapur.

Në përfundim të ciklit të studimeve, studenti pajiset me një diplomë të përbashkët midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit të Barit “Aldo Moro” e cila së bashku me dhënien e provimit të shtetit, i mundëson të diplomuarit ushtrimin e profesionit të farmacistit jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali dhe në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Pas përfundimit të masterit shkencor në farmaci, diploma e lëshuar garanton njëkohësisht ndjekjen e programeve të ciklit të tretë të studimeve, si p.sh Doktorata si brenda edhe jashtë vendit.
Stafi i tre departamenteve në Fakultetin e Farmacisë përkatësisht: Departamenti i Shkencave Farmaceutike, Departamenti i Teknologjive Kimiko-Farmaceutike dhe Biomolekulare dhe Departamenti i Analizës Kimiko-Toksikologjike dhe Farmakologjike të barnave, përbëhet nga profesorë shqiptarë dhe italianë. 

Vendndodhja

Shqiperi

Kohëzgjatja e Programit të Studimit

5

Niveli i studimit

Master i Shkencave (cikli i dyte)

Shkolla

Fakulteti i Farmacisë

Fusha(t) e Studimit

Shkencat mjekësore

Struktura e Programit të Studimit

Objektivi specifik i formimit profesional të studentit në Fakultetin e Farmacisë është përgatitja e një personeli të kualifikuar i pajisur me njohuri teorike dhe praktike në fushën e kimisë, biologjisë, shkencave farmaceutike, farmakologjike, toksikologjike dhe legjislative, gjë e cila i mundëson të diplomuarve të përballen me të gjithë sekuencën komplekse që nga projektimi strukturor; në prodhim, tregtim dhe përdorim të saktë e të kontrolluar të barit. Njohuritë kimike, biologjike dhe bioteknologjike ndërthuren me njohuritë e farmaekonomisë, farmakovigjilancës dhe legjislacionet kombëtare që rregullojnë aktivitetin e sektorëve të ndryshëm. 
Programi i studimit në Farmaci ka për qëllim t’u japë studentëve një përgatitje shkencore të avancuar në fushën shëndetësore dhe të formojë një figurë profesionale që do të jetë ekspert i ardhshëm i barnave dhe i përdorimit të tyre duke qënë një urë lidhëse midis pacientit, mjekut dhe gjithë strukturave të tjera shëndetësore. 
Fakulteti i Farmacisë u jep gjithashtu studentëve mundësinë e studimit të të paktën një gjuhe tjetër të Bashkimit Evropian, përveç gjuhës italiane. 

Programi i studimit Cikli i Tretë (Doktoratë) në Fakultetin e Farmacisë, ‘Shëndet Publik, Diagnozë molekulare e sëmundjeve infektive dhe Farmakovigjilancë’
Objektivi kryesor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është ai i të pergatiturit të ekspertëve në sektorin e shëndetit publik. Në dy dekadat e fundit, në Shqipëri, në qytetet kryesore, është vërejtur një rritje e densitetit të popullsisë dhe mbi të gjitha një rrritje e ndjeshme e ndotjes ambientale. 
Ky fakt, ka rritur sensibilitetin dhe monitorimin e institucioneve shtetërore shqiptare. Sipas këtij konteksti, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, nëpërmjet këtij projekti, synon të japë ndihmesën për të përmirësuar shërbimin për shëndetin publik shqiptar, nëpërmjet një formimi profesional të përshtatshëm. 

Studentët gëzojnë mbështetje të plotë jo vetëm gjatë periudhës akademike, por edhe pas përfundimit të studimeve përmes zyrës së orientimit të karrierës me mundësi punësimi në:

•    Farmacitë e rrjetit të hapur
•    Farmacitë e qendrave spitalore
•    Distributorët farmaceutikë, përfaqësitë farmaceutike
•    Importues, eksportues, prodhues të barnave
 

Tarifat & Bursat e Studimit

Tarifa vjetore - 4.765,00 Euro

Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2023-2024, në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:

  •  50% të gjithë tarifës vjetore për Programin e Studimit në Farmaci, kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 deri në 9.99, dhe
  •  80% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00.

Tarifa e mësipërme përbën tarifën e plotë vjetore dhe studenti nuk paguan asnjë pagese shtesë në rastet kur duhet të mbrojë dhe/ose përsërisë provimin. 
 

Erjola.jpg
Dott.ssa Erjola Bej
Departamenti për Vlerësimin Kimiko–Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave
Telefon: + 35542273290
Fax: +35542243291
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri
staff.png
Dott.ssa Ida Tahiri
Sekretaria Didaktike
Ida Tahiri
Telefon: + 35542273290
Fax: +35542243291
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri
Na ndiqni