Programi i Studimit Master i Shkencave në Arkitekturë vjen si një cikël i integruar 5-vjeçar (300 ECTS). Mësimdhënia zhvillohet në gjuhën italiane nga profesorët ekselentë të partnerit akademik, Universitetit të Firences, vatra e kulturës italiane.
Programi i Studimit Master i Shkencave në Arkitekturë parashikon praktika mësimore dhe profesionale pranë studiove më të njohura të arkitekturës, në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Në përfundim të studimeve lëshohet një diplomë e dyfishtë “Master i Shkencave në Arkitekturë”, e vlefshme në Shqipëri, Itali dhe në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në përputhje me Dekretit nr. 2013/55/UE.
I diplomuari ka kualifikimet e nevojshme për të marrë titullin e Arkitektit Senior dhe është i përgatitur të lëvrojë në sektorët e projektimit, urbanistikës, design-it, teknologjisë, restaurimit dhe rikualifikimit të ambjenteve ekzistuese.
Vendndodhja
ShqiperiKohëzgjatja e Programit të Studimit
5Niveli i studimit
Master i Shkencave ( program i integruar i ciklit te dyte)Shkolla
Fakulteti i Shkencave të AplikuaraFusha(t) e Studimit
Shkenca te Aplikuara
Figura profesionale e arkitektit, fryt i bashkërendimit të njohurive teorike, shkencore dhe praktike gjatë ciklit 5-vjeçar, është një figurë ndërlidhëse e disiplinave të ndryshme të fushës, si dhe aspekteve sociale, kulturore, historike, ekonomike me ato projektuese, teknologjike e restauruese. Profesionisti merr aftësinë të analizojë në këndvështrim bashkëkohor qytetin, territorin, vlerat monumentale, historike dhe mjedisin.
Në mbarim të ciklit unik 5-vjeçar Arkitekti Senior luan një rol aktiv në shoqëri si:
• projektues si profesionist autonom ose i asociuar;
• pjesë e stafit drejtues e koordinues në institucione publike dhe private;
• pjesë e sipërmarrjeve që lidhen me fushat e ndryshme të arkitekturës;
• përgjegjës ose supervizor i proceseve dhe fazave të ndryshme të projektimit, realizimit, restaurimit, design-it industrial, planifikimit urban dhe të territorit.
Përfundimi i Programit Master i Shkencave në Arkitekturë mundëson vazhdimin e karrierës akademike dhe kërkimore nëpërmjet ciklit të Doktoratës në të gjitha fushat e Arkitekturës.
Tarifa vjetore për programin e studimit MASTER I SHKENCAVE NË ARKITEKTURË është 3700 €.
Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2023-2024, në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:
Tarifa e mësipërme përbën tarifën e plotë vjetore dhe studenti nuk paguan asnjë pagesë shtesë në rastet kur duhet të mbrojë dhe/ose përsërisë provimin.