×

Master i Shkencave në Ekonomi dhe Menaxhim

Përshkrimi i Programit të Studimit

Mbrojtja e temës së diplomës në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale

Master i Shkencave në Ekonomi dhe Menaxhim është një vazhdim i studimeve pas Ekonomi Biznesi dhe parashikon një zgjatje 2-vjeçare dhe marrjen e 120 krediteve formuese (ECTS). Qëllimi i Masterit Shkencor i Nivelit të Dytë është të mundësojë një specializim të njohurive dhe aftësive për formimin e menaxherëve dhe drejtuesve. I diplomuari në master, mund të futet në tregun e punës me një formim të një niveli të lartë ose nëpërmjet studimeve kërkimore në doktoratë.

Vendndodhja

Shqiperi

Kohëzgjatja e Programit të Studimit

2

Niveli i studimit

Master i Shkencave (cikli i dyte)

Shkolla

Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale

Fusha(t) e Studimit

Shkenca te Menaxhimit

Struktura e Programit të Studimit

Masteri; i Shkencave në Ekonomi dhe Menaxhim është menduar për të ofruar studime të specializuara të orientuara për formimin e subjekteve të aftë për të hyrënë tregun e punës me funksione menaxheriale. Procesi formues synon përvetësimin e njohurive të forta për të përmbushur rolet dhe funksionet strategjike ose përgjegjësitë drejtuese dhe organizuese në sektorin publik dhe/ose privat si dhe kompetenca specifike që lejojnë zhvillimin e një vizioni sistematik dhe të integruar problemeve menaxhuese të organizimit ekonomik. 

Programi i Studimit synon, nëpërmjet një qasjeje ndërdisiplinore, të formojë figura profesionale me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të marrë vendime në kontekste pasigurie, duke marrë parasysh logjikën ekonomike dhe strategjike.

Mundësi Punësimi

Të diplomuarit në Ekonomi dhe Menaxhim mund të punësohen në kompanitë që veprojnë në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve, në supermarkete dhe tregun me pakicë, në sektorin e bankave dhe sigurimeve, në kompanitë që ofrojnë shërbime publike (drita, ujë, gaz, transport etj.), dhe në përgjithësi në ato të shërbimeve. Veçanërisht, në sektorin publik, mundësitë profesionale lidhen me të gjitha strukturat qëndrore dhe periferike të administratave publike.
 

Tarifat & Bursat e Studimit

Taksat dhe Kontributet Për Programin e Studimit Master i Shkencave në Ekonomi dhe Menaxhim

Tarifa vjetore – 2.500,00 euro

Bardhe Karra.JPG
Dott.ssa Bardhë Karra
Departamenti i Shkencave Ekonomike dhe të Ndërmarrjeve
Telefon: + 35542273290
Fax: +35542243291
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri
thumb_3324_university_small.jpeg
Floralba Mykaj
Sekretaria Didaktike
...
Telefon: +35542243291
Fax: +35542243291
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tirana
Na ndiqni