×

Programi i Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare

Përshkrimi i Programit të Studimit

Klinika e Stomatologjise_retush.png

Programi i Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji) ka një kohëzgjatje 6-vjeçare (360 ECTS).
Aktivitetet didaktike janë të shprehura në kredite formuese universitare (ECTS), të ndara në formatin e mëposhtëm të mësimdhënies:

●    Leksione frontale
●    Aktivitetet e trajnimit profesional
●    Praktika
●    Aktivitete mësimore fakultative (të zgjedhura nga studenti)
●    Lëndë të gjuhës angleze, italiane dhe shqipe

Aktivitetet mësimore zhvillohen në gjuhën italiane, nga profesorë me emër të partnerit tonë akademik, Universiteti i Romës "Tor Vergata", Universiteti shtetëror i Romës dhe i njohur në fushën e kërkimit shkencor.

Universiteti ka një numër të konsiderueshëm klasash të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme që studenti të mund të asimilojë sa më mirë aktivitetin didaktik. Këto klasa përdoren për kurse, leksione, provime, teste hyrjeje, konkurse etj.
Elementi dallues i Programit të Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji)  konsiston në disponibilitetin e Laboratorit të Mulazheve dhe Qendrës Stomatologjike Universitare, të pozicionuara në ambientin universitar dhe të lidhura ngushtë me aktivitetin mësimor.

Janë struktura të pajisura me të gjithë instrumentet dhe materialet dentare bashkëkohore në funksion të praktikave pre-klinike dhe klinike të zhvilluara nga studentët, të cilët kanë tutorë kompetentë që i mbikëqyrin.

 

Risi në Programin e Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare

 

Çdo vend pune i studentit në Laboratorin e Mulazheve përmban elementët e një poltrone të vërtetë stomatologjike dhe një fantomë e pajisur me dhëmbë artificialë të ndërrueshëm, në të cilët studentët mund të punojnë duke simuluar punën që do të zhvillohej mbi një pacient të vërtetë.
Në fakt laboratori për simulacion pre-klinik është laboratori më modern dhe bashkëkohor në Shqipëri dhe përbën një rëndësi të vecantë jo vetëm për degën e Stomatologjisë por dhe për programet post-universitare.

Aktivitetet didaktike më me rëndësi në degën e Stomatologjisë janë Stomatologjia Parandaluese dhe Higjiena Dentare, Terapia dhe Endodontia, Kirurgjia orale dhe Maksilofaciale, Patologjitë e kavitetit oral, Periodontologjia, Ortodoncia dhe Implantoproteza. Repartet e ndryshme të Qendrës Stomatologjike Universitare u krijuan për të qënë jo vetëm në funksion të pacientëve por edhe të studentëve duke ndjekur planin e studimit për të shkrirë konceptet teorike me ato praktike.

Ndërkohë Universiteti dhe Qendra Stomatologjike Universitare iu japin tashmë mundësinë studentëve të zhvillojnë punë kërkimore me një bazë të mirëfilltë shkencore. Disa prej këtyre temave janë publikuar nëpër revista stomatologjike me famë në nivel evropian dhe botëror.
Programi i Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji)  së bashku me Qendrën Stomatologjike Universitare i kanë dedikuar një vëmendje të veçantë Stomatologjisë Parandaluese, Higjienës Dentare dhe Ortodoncisë, sidomos tek pacientët në rritje, duke kontribuar në sensibilizimin mbi problematikat dhe anomalitë dentare të kësaj kategorie me anë të fushatave dhe vizitave falas.
Sipas planit të studimit të degës së Stomatologjisë, në vitin e 6-të parashikohen praktika klinike drejtpërdrejtë mbi pacientët e Qendrës Stomatologjike Universitare. 

Në përfundim të studimeve, lëshohet një diplomë e përbashkët ndërmjet Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit të Romës “Tor Vergata”, e vlefshme në Shqipëri, në Itali dhe në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” i ofron të diplomuarve mundësinë të ndjekë studimet pasuniversitare, si p.sh. Master i Nivelit të Dytë/Ekzekutiv në Ortodonci dhe Master i Nivelit të Dytë/Ekzekutiv në Implantologji, të cilat janë Programe Studimi të përbashkët me Universitetin e Romës “Tor Vergata”.

Vendndodhja

Shqipëri

Kohëzgjatja e Programit të Studimit

6

Niveli i studimit

Master i Shkencave ( program i integruar i ciklit te dyte)

Shkolla

Fakulteti i Mjekësisë

Fusha(t) e Studimit

Shkencat mjekësore

Struktura e Programit të Studimit

Stomatologu është profesionisti që merret me diagnozën dhe terapinë e sëmundjeve dhe anomalive të trashëguara dhe të fituara të dhëmbëve, të gojës, të nofullave, të artikulacioneve temporo-mandibolare, të gjendrave të pështymës, të indeve neuro-muskulare dhe mukozave të gojës. Në këtë kuadër kanë një rëndësi të veçantë parandalimi dhe rehabilitimi stomatologjik.

I diplomuari është në gjendje të praktikojë ndërhyrje të stomatologjisë së përgjithshme, të vërë në dukje përparësitë e trajtimit, të administrojë barnat dhe materialet e përdorura në stomatologji. 

Gjithashtu, formimi i tij bazë e aftëson atë edhe për specializime të mëtejshme. Të diplomuarit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji) mund të zhvillojnë aktivitetin e Stomatologut pranë qendrave shëndetësore publike siç janë spitalet apo klinikat private ose dhe aktivitete të tjera në struktura shtetërore të lidhura me profesionin e Stomatologut, në sektorin e kërkimit shkencor, në universitete, etj.
 

 

Tarifat & Bursat e Studimit

Taksat dhe Kontributet Për Programin e Studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare

Tarifa vjetore - 5.000,00 euro
Kandidatët, shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnje - Hercegovinës, që regjistrohen për herë të parë në vitin akademik 2023-2024, në vitin e parë të programit të studimit përfitojnë një bursë studimi prej:

  • 15% të gjithë tarifës vjetore për programin e studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare (Stomatologji), kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme nga 9.00 deri në 9.99, dhe 
  • 30% të të gjithë tarifës vjetore të studimit kur kanë një notë mesatare të shkollës së mesme 10.00.

Tarifa e mësipërme përbën tarifën e plotë vjetore dhe studenti nuk paguan asnjë pagese shtesë në rastet kur duhet të mbrojë dhe/ose përsërisë provimin

Prunela Polici.png
Prunela Poliçi, PhD
Departamenti i Shkencave Mjekësore
Telefon: + 35542273290
Fax: +35542243291
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri
staff.png
Klarita MARGA
Sekretaria Didaktike
Klarita MARGA
Telefon: + 35542273290
Fax: +35542243291
Adresa: Casa Rossa - Università Cattolica “Nostra Signora del Buon Consiglio”
staff.png
Blerina Kodheli
Sekretaria Didaktike
Blerina KODHELI
Telefon: + 35542273290
Fax: +35542243291
Adresa: Università Cattolica “Nostra Signora del Buon Consiglio”
Na ndiqni