×

Programet e Specializimeve Afatgjata të Fushës së Mjekësisë

Përshkrimi i Programit të Studimit

Specializimet afatgjata në fushën e Mjekësisë janë pjesë e ciklit të tretë të studimeve që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta shëndetësore.

Specializimet afatgjata në fushën e Mjekësisë janë pjesë e ciklit të tretë të studimeve dhe konsiderohen programe të formimit profesional që ofrojnë njohuri për profesione të veçanta shëndetësore.

Specializimi afatgjatë përfshin formim të karakterit praktik - klinik, të cilit i dedikohet 80% e totalit te krediteve (ECTS), dhe formim të karakterit teorik, të cilit i kushtohet 20% e totalit të krediteve (ECTS), në fushën e specialitetit përkatës. Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mire” mundëson falë Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zhvillimin e praktikave klinike në qendra spitalore publike dhe private, vendase dhe të huaja, duke kompletuar formimin profesional mbi bazën e standarteve evropiane.

 

Specializimet afatgjata në Mjekësi, V.A. 2023-2024

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim didaktik me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata” hap për vitin akademik 2023-2024, Programet e Specializimeve afatgjata në fushën e Mjekësisë.

Provat përzgjedhëse do të zhvillohen në orën 15:00 me datë 27.02.2024.

 

Vendndodhja

Shqiperi

Kohëzgjatja e Programit të Studimit

4-5 vite

Niveli i studimit

Specializime Afatgjate (cikli i trete)

Shkolla

Fakulteti i Mjekësisë

Fusha(t) e Studimit

Shkencat mjekësore

Struktura e Programit të Studimit

Programet e studimit në fjalë, synojnë të edukojnë dhe të specializojnë studentë, të cilët në përfundim të tyre, të mund të ofrojnë një shërbim shëndetësor cilësor dhe bashkëkohor për pacientin, për trajtimin dhe parandalimin e patologjive të ndryshme, duke ndjekur rregullat e etikës dhe deontologjisë profesionale dhe falë kërkimeve shkencore, të mundësojnë zhvillimin e një sistemi shëndetësor në përputhje me standardet më të mira Evropiane.

Specializanti merr gjatë periudhës së studimeve njohuri teorike dhe praktike të mjaftueshme për ushtrimin në mënyrë të pavarur të funksioneve të tij si mjek i specializuar, në një fushë të caktuar. 

Programet e Specializimeve Aftagjata të fushës së Mjekësisë mundësohen në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”, mbi bazën e një Marrëveshjeje që përcakton zhvillimin e programeve të studimit mbi bazën e të njejtit plan studimi, ECTS, kohëzgjatje dhe objektiva formues, ashtu sikurse zhvillohen pranë institucionit partner.

Ndjekja e të njëjtave kritere, mundëson një standard evropian përtej faktit që është në linjë të plotë me standarded vendase.

Kriter pranimi për këto Programe Studimi është diploma “Master i Shkencave” në Mjekësi të Përgjithshme ose në Farmaci, pranë një Universiteti të akredituar për programin në fjalë si dhe njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, në përputhje me Udhëzimin nr. 52.

Procesi finalizohet me përfitimin e “Diplomës së specializimit”, të së drejtës shqiptare, të lëshuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në fushën përkatëse të programit të studimit.

 

Specializimet afatgjata të fushës së Mjekësisë ofrohen në: 

 

  • Kirurgji e Përgjithshme (5 vite – 300 ECTS)
  • Ortopedi dhe Traumatologji (5 vite – 300 ECTS)
  • Gastroenterologji (4 vite – 240 ECTS)
  • Sëmundje të Aparatit Kardiovaskular (4 vite – 240 ECTS)
  • Anesteziologji, Reanimacion dhe Terapi Intensive (5 vite – 300 ECTS)
  • Shkenca të të Ushqyerit (4 vite – 240 ECTS)
  • Gjinekologji dhe Obstetrikë (5 vite – 300 ECTS)
  • Nefrologji (5 vite – 300 ECTS)

Tarifat & Bursat e Studimit

Taksat dhe Kontributet për Programin e Specializimeve Afatgjata të Fushës së Mjekësisë

Tarifa vjetore – 3.000,00 euro

YHFU1414.JPG
Dr. Sadmira Gjergji
...
Telefon: +35542273290
Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Tiranë, Shqipëri
staff.png
Armeinda Gjergji
Sekretaria Didaktike
Armeinda Gjergji
Telefon: +35542273290
Fax: +35542243291
Na ndiqni