Nuk është kurrë shumë herët të mendosh për drejtimin tënd në jetë. Mendoni se çfarë bëni mirë, çfarë ju pëlqen të bëni, dhe se si interesat dhe qëllimet tuaja krahasojnë ato që nevojiten në një karrierë. Përdorni këto këshilla të vlefshme për të ndihmuar në zbulimin e interesave tuaja.
Tashmë që e keni vendosur, është koha të vizualizoni rrugën tuaj. Kërkoni udhëzime dhe inkurajim nga miqtë, familja dhe mentorët. Se bashku merrim rrugën për një të ardhme premtuese.
Integratorët dhe nutraceutikët në aktivitet fizik dhe sport: deficiencat, përdorimi, tregtimi dhe njohja e tyre nga komuniteti i sportit në vendin tonë
Investigimi, hulumtimi dhe trajtimi në mënyrë holistike, gjithëpërfshirëse e mbi baza të njohurive akademike, shkencore e profesionale ҫështjet e nivelit të përdorimit, natyrës së suplementeve nga komuniteti fizikisht aktiv në vendin tonë, vlerësimi i nivelit të njohurive për to, ndikimin e faktorëve shoqërues dhe ndikimin e politikave të tregtimit dhe marketimit në përdorimin e papërshtaëshëm të tyre nga ky komunitet.
Lexo më shumë: integratorët dhe nutraceutikët në aktivitet fizik ...
Mikrokredia në Shqipëri, një instrument i kohezionit social në kontekstin e BE
Projekti përfaqëson një kërkim të rëndësishëm që adreson lidhjen midis pranisë së mikotoksinave në organizëm dhe simptomave neuropsikiatrike tek pacientët me kancer. Në mungesë të të dhënave kombëtare për këtë çështje, ky projekt do të realizojë për herë të parë në Shqipëri një studim sistematik mbi llojet dhe efektet e mikotoksinave tek pacientët onkologjikë, në bashkëpunim me QSUT, Universitetin e Barit “Aldo Moro” dhe qendrat kërkimore italiane CNR e ISPA.
Lexo më shumë: roli i mikotoksinave në pacientët onkologjikë...
Monitorimi strukturor i Teatrit të Akademisë së Arteve Tiranë: teknologji inovative për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare
Projekti është një iniciativë novatore që sjell për herë të parë në Shqipëri teknologji të avancuar për monitorimin e strukturave historike. Projekti synon zhvillimin dhe implementimin e një sistemi të monitorimit të vazhdueshëm mbi Teatrin e Akademisë së Arteve, për të regjistruar në mënyrë të detajuar sjelljen e strukturës si në kushte të zakonshme (degradim natyror), ashtu edhe në situata të jashtëzakonshme (tërmete).
Lexo më shumë: monitorimi strukturor i teatrit të akademisë së ar...